Koronavirusi është shumë pranë nesh, këto janë rregullat që duhet të zbatojmë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe aktualisht ka paralizuar veriun e Italisë.

Duke qenë se Italia ndodhet shumë pranë nesh gjeografikisht, mundësia që virusi të vijë në Shqipëri është rritur.

Vëmendja ndaj higjienës personale tashmë duhet të jetë më e madhe se kurrë.

Duhet të luajmë më shpesh duart, të bëjmë kujdes kur tështijmë dhe duhet të përdorim maskë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një listë me gjërat për të cilat duhet të tregojmë kujdes maksimal.

Disa nga rregullat që duhet të kemi parasysh janë:

Larja e shpeshtë e duarve.

Nuk duhet të preken me duar sytë, hunda dhe goja.

Duhet të mbulohet hunda dhe goja kur teshtihet.

Duhet të shmanget kontakti i afërt me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute.

Nuk duhet të merren antibiotikë, përveç rasteve kur rekomandohen nga mjeku.

Sipërfaqet duhet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.

Personat që dyshojnë se janë të infektuar, apo ndihmojnë persona të tjerë të infektuar, duhet të përdorin maskë.

Gjithashtu duhet patur patur parasysh:

Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin

Produket “Made in China” dhe pakot që vijnë nga Kina s’janë të rrezikshme.

Në rast se keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi dhe shfaqni shenja të sëmundjes, kontaktoni numrin e Urgjencës Kombëtare: 127.

Shpërndaje
Share.

Komento