Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Korçë/ Shteti dështon sërish, të miturit terrorizohen me foto intime në Instagram

14:49 06/02/2025
Reading Time: 3 min lexim
Korçë/ Shteti dështon sërish, të miturit terrorizohen me foto intime në Instagram

Paaftësia e shtetit në luftën kundër krimit kibernetik është shfaqur sërish në Korçë, ku një faqe në Instagram ka terrorizuar dhjetëra të mitur duke publikuar materiale pornografike dhe denigruese. Sulmi kibernetik, që zgjati tre ditë, preku më shumë se 20 adoleshentë të moshës 14-18 vjeç, duke detyruar disa prej tyre të tentojnë vetëvrasjen.

Faqja, e cila është hapur dhe mbyllur në mënyrë periodike prej disa vitesh, këtë herë ka intensifikuar sulmet duke publikuar jo vetëm postime denigruese, por edhe video dhe foto me përmbajtje pornografike të nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit.

Si staf i medias sonë, e njohim mirë këtë terror virtual. Pas një denoncimi për mashtrimin e konsumatorëve nga bizneset “Qershizat Shop” dhe “Fashion Online 01”, gazetarët tanë u bënë vetë viktima të shantazhit. Autorët kërcënuan se do të publikonin të dhënat personale të gazetarëve në kanalin famëkeq “AlbKings” në Telegram, i njohur për shpërndarjen e materialeve intime të vajzave nga Shqipëria dhe Kosova. Përveç kërcënimeve, u përdorën edhe karta false për të dëmtuar ekonomikisht biznesin tonë, duke shkaktuar një dëm prej 40,000 eurosh.

“Kjo faqe është hapur për shumë persona duke i bullizuar, shantazhuar, me fjalë të ndryshme. Kam bërë denoncim në polici dhe janë në kërkim të një personi por nuk është gjetur. Jam kërcënuar, dërgo foto, do të të vij në shtëpi do të të hedh foto, të të tallin”, tregon një nga viktimat adoleshente në Korçë.

Një tjetër vajzë shprehet: “Është një faqe që ka hedhur gjithë vajzat e qytetit të Korçës të cilat i ulin, nxjerrin gjëra banale, këtu foto dhe familjen e tyre. Jemi mërzitur sepse shumë vajza kanë tentuar vetëvrasje. Ndihemi të kërcënuara e mërzitura se nuk i kemi bërë vërtet ato, kur dalim me rrugë nuk duan të na i bëjnë me gisht.”
Administratorët anonimë të faqes kanë përdorur të njëjtat taktika shantazhi që përdorte grupi “AlbKings”, duke kërkuar më shumë materiale intime nën kërcënimin e publikimit të fotove dhe videove ekzistuese. “Aty çfarë nuk hedhin. I dëmton shumë, njoh vajza që kanë dëmtuar veten e tyre duke prerë damarët”, dëshmon një prej të prekurave.

Eksperti Kibernetik Thanas Dimço thekson se mungesa e një baze të fortë ligjore dhe kapaciteteve teknike po e bën të pamundur identifikimin e shpejtë të autorëve. “Krimi kibernetik është shndërruar në një epidemi të vërtetë, ndërsa institucionet ende nuk kanë gjetur mekanizmat e duhur për ta luftuar atë,” shprehet ai.
Pas denoncimit nga një oficere sigurie në një prej gjimnazeve të Korçës, Sektori kundër Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin e administratorëve të faqes. Por ashtu si në rastin e “AlbKings”, ku autoritetet u deshën muaj të tërë për të marrë nën kontroll situatën, edhe këtë herë reagimi mbetet i ngadaltë dhe joefektiv.

Shqetësues mbetet fakti se shumë të mitur nuk i denoncojnë rastet e shantazhit nga frika dhe presioni, duke mos kërkuar mbështetjen e prindërve apo ekspertëve. Kjo ka sjellë raste të rënda, ku viktimat kanë tentuar vetëlëndimin ose vetëvrasjen. Ndërkohë që faqja është mbyllur, hetimet vijojnë pa rezultate konkrete, duke lënë të paprekur autorët dhe pa zgjidhur traumat e viktimave.

Rasti i Korçës, ashtu si precedenti i “AlbKings”, dëshmon edhe një herë paaftësinë e strukturave shtetërore për të luftuar krimin kibernetik dhe për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht të miturit, nga abuzuesit virtualë. Nevojitet urgjentisht një reformim i thellë i mekanizmave ligjorë dhe forcimi i kapaciteteve teknike për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: foto intimekorcereformaeditorialte miturit

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas aktivitetit sizmik të vazhdueshëm

Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas aktivitetit sizmik të vazhdueshëm

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English