Korçë/ Shkrumbohet nga flakët shtëpia dykatëshe, shkak një qiri i ndezur. Ja sa vite kishin pa drita…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri ka shkrumbuar mbrëmjen e djeshme një banesë dykatëshe në qendër të qytetit të Korçës, ku për fat kanë shpëtuar pa lëndime banorët e saj.

Shtëpia dykatëshe ku jetonin 3 vëllezër është shkrumbuar nga flakët edhe pse kanë ardhur zjarrfikëset.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Muzeut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Njëri nga 3 vëllezërit ka treguar për ‘Report Tv’, mjerimin në të cilin jetonin. Ai ka thënë se, kanë 5 vite që jetojnë pa drita pasi shteti ua ka prerë, ndërsa shtoi se, jetojnë me qiri, që u bë edhe shkaku i rënies së zjarrit.

“Ne kemi 5 vjet që nuk kemi drita dhe që jetojmë në këtë shtëpi. Nuk e di tani si harruam këtë qiri ndezur. Jemi shumë të frikësuar se jemi dhe jashtë. Kërkojmë nga shteti të na fusi në një vend dhe të na ndihmojë të kalojmë dimrin në një shtëpi”,- tha ai.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento