Skip to content
Kryesore

Kontratë deri në vitin 2026, kush është trajneri që do të drejtojë Kombëtaren U-21

· 1 min lexim

Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi, deri në fund të vitit 2026.

Bushi, i cili udhëheq Kombëtaren U-21 që prej vitit 2016, ka drejtuar ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane.

Ai dhe stafi i tij do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet kualifikuese, me fokus në arritjen e rezultateve pozitive.

Kombëtarja U-21 mbetet një hapësirë kyçe për zhvillimin e talenteve të rinj dhe përgatitjen e tyre për ekipin Kombëtar të parë.

Rinovimi i kontratës synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.