Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kontratat pa sigurime drejt zhdukjes, ja çfarë konstaton studimi i AMF

09:22 01/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kontratat pa sigurime janë drejt zhdukjes… Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se kjo rënie u zbut në 63.6%, nga 72.5% që ishte qenë në fund të tremujorit të parë të pandemisë.

Megjithëse rënia në numër kontratash ngelet e thellë, këto janë kontrata sigurimi afatshkurtër dhe me vlera të vogla të primeve, ndaj edhe ndikimi i tyre në volumet e tregut të sigurimeve është mjaft i kufizuar.

Klasat e tjera të sigurimit këtë vit janë të gjitha në rritje, duke sinjalizuar se tregu ka ndjekur normalizimin gradual të aktivitetit ekonomik. Rritja më e lartë e numrit të kontratave ka ardhur në produktet e kreditit dhe garancisë, me 24% dhe të përgjegjësive civile, me 22%.

Ndërkohë, grupi më i rëndësishëm për tregun, ai i produkteve motorrike, paraqitet në rritje me 17.8%. Rënia e numrit të përgjithshëm të kontratave për prillin zbriti në nivele njëshfrore, me 6.6% më pak; në fund të tremujorit rënia e numrit të kontratave kishte qenë 15.9%.

Një tjetër zhvillim që tregon se efekti i krizës në tregun e sigurimit po tejkalohet është edhe ecuria e primeve të shkruara bruto. Të dhënat e AMF tregojnë se në muajt e fundit tregu i është kthyer rritjes me ritme dyshifrore. Për katërmujorin 2021, kjo rritje ishte 13.34% më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2020, shkruan monitor.

Rritja më e shpejtë në dy muajt e fundit është ndikuar edhe nga një ndryshim i konsiderueshëm i bazës krahasuese: marsi dhe prilli 2020 ishin muaj nën efektin e masave kufizuese drastike për frenimin e pandemisë, çka dha një efekt të madh edhe në tregun e sigurimeve.

Pjesa më e madhe e produkteve të sigurimit tashmë po sjellin prime në rritje. Ndër produktet kryesore, sigurimi nga zjarri dhe forcat e tjera të natyrës edhe në muajt e parë të këtij viti po shfaq ritme të larta të rritjes vjetore, me rreth 32%. Sidoqoftë, në numër kontratash rritja është më e ulët, me rreth 11%: kjo dëshmon se rritja po mbështetet sidomos nga prime më të larta, që mund të shpjegohet me më shumë sigurime të aktiviteteve të biznesit.

Edhe këtë vit tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga sigurimet motorrike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Primet nga këto produkte janë në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.

Etiketa: Kontrata Punesigurime

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Kërkohej nga Interpol Roma, 40-vjeçari arrestohet në Vlorë dhe ekstradohet drejt Italisë

Tetë persona arrestohen nga Policia e Tiranës, ja veprat penale të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.