Mjekët e familjes po detyrohen që të nënshkruajnë një kontratë të dyshimtë, për të punuar për koncesionin e Check Up-it.
Sipas “Tv Klan”, çdo mjek familje duhet te realizojë 189 Check Up-e në 4 muajt e fundit.
E vënë në dijeni për këtë situatë, Sindikata e Mjekëve i ka quajtur kontratat të paligjshme, ndërsa u ka bërë thirrje mjekëve që të mos i firmosin.
Përfaqësuesit e sindikatës janë shprehur se kontrata nuk parashikon penalitete, por mjekët e familjes janë ankuar, se eprorët e tyre po i detyrojnë që t’i firmosin.
Fond i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me bazën ligjore të kësaj kontrate.
Ndërkohë sindikata ka grumbulluar të dhëna, se mjekët kanë filluar t’i nënshkruajnë kontratat që i detyrojnë të punojnë për llogari të koncesionit, pa pagesë shtesë.
Sipas kontratës, kompanisë koncesionare duhet t’i paguhen 475 mijë analiza në vit.