Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Konsumi i kafes, ushqimit, birrave në bare dhe restorante, çfarë deklarojnë shoqatat e biznesit

09:10 27/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Shtrenjtimi i çmimeve në bare dhe restorante ka ndikuar te ulja e konsumit për këto struktura.

Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve prodhuese dhe të shërbimit pohojnë se në bare dhe restorante këtë vit po konsumohet më pak kafe, ushqim dhe birra.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha për Monitor se aktualisht në Tiranë dhe në bregdetin e jugut konsumi është ulur deri në 40%.

Jahaj thekson se rritja e çmimeve deri 50% më shumë se vjet ka ardhur nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe kostoja për gjetjen e fuqisë punëtore mbeten arsye kryesore të rënies së konsumit.

“Në zonat bregdetare konsumi është mbi 40% më pak, ndërsa në Tiranë është 20 deri 30% më i ulët se 2021. Buxheti familjar është tkurrur, për këtë arsye shpenzohet më pak në bare dhe restorante. Ndërkohë në bare dhe restorante çmimet janë rritur nga 10 deri 50% për shkak të shtrenjtimit të produkteve kryesore të shportës, siç është mielli, vaji, vezët, bulmeti dhe mishi. Rritja e çmimeve për këto produkte është mbi 20%, ndërsa për produktet e luksit rritja është më e ulët.

Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve në bare dhe restorante është mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimit të lartë të energjisë elektrike. Për gjetjen e punëtorëve sipërmarrjet kanë shtuar kostot, pasi kanë rritur rrogat në nivele të larta, por u garantojnë punonjësve edhe strehimin, fjetjen që gjithashtu janë kosto”, shton ai.

Jahaj ngre shqetësimin se një valë e dytë e rritjes së çmimeve që nis nga muaji shtator që do të sjellë falimentimin e shumë strukturave të shërbimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për periudhën janar-prill importi i kafes është 11% më pak se 2022.

Rënie të konsumit në zonat bregdetare ka shënuar edhe birra vendase. Konsumi për këtë produkt shfaqet me rënie deri 15% më pak se vjet sipas Kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli. Shkaqet kryesore të tkurrjes së prodhimit janë çmimet e larta, pamundësia e kompanive të birrës për të investuar në teknologji dhe mungesa e masave lehtësuese fiskale nga qeverisa, si dhe emigracioni i popullsisë dhe mungesa e turistëve. “Në Vlorë konsumi i birrës është 40% më pak se vjet për shkak të emigracionit dhe mosardhjes së emigrantëve”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Doganave për 2021 prodhimi ishte 7,5% më shumë se 2020, por 7,6% më pak se 2019. Importet e birrës për muajt janar-prill 2022 janë rritur 13% krahasuar me 2021. Rreth 54% të konsumit të birrës në vend për 2021 e zunë importet, ndërsa 46% ishte nga prodhimi vendas./D.Azo për Monitor

Të tjera

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”
Kryesore

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Rritja e fuqisë së organizatave kriminale të trafikut të drogës në Belgjikë po ngre alarmin në sistemin e drejtësisë, ndërsa...

14:08 09/03/2026
LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut
Aktualitet

LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

Ndërsa kryeministri Edi Rama flet për “vepra historike” të realizuara nga qeveria në infrastrukturë, realiteti në terren tregon një panoramë...

13:42 09/03/2026
Para
Abuzimet me inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi ‘shigjeton’ Veliajn

Abuzimet me inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi 'shigjeton' Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

14:08 09/03/2026
LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

13:42 09/03/2026
Skema mafioze e bregdetit, qeveria tërhiqet nga referencat dhe i hap rrugë resorteve luksoze

Skema mafioze e bregdetit, qeveria tërhiqet nga referencat dhe i hap rrugë resorteve luksoze

12:25 09/03/2026
Apeli i GJKKO konfirmon masën ndaj Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

Apeli i GJKKO konfirmon masën ndaj Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

12:13 09/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.