Ditën e sotme po zhvillohet kongresi i arsimit dhe e pranishme në të ka qenë edhe Ambasadorja e SHBA -ve Yuri Kim, e cila gjatë fjalës së saj deklaroi se arsimimi do të jetë një sektor kyç në rrugën e përparimit drejt anëtarësimit në BE.
“Shqipëria është në një pikë kritike. 31 vite më parë askush nuk e kishte paramenduar që sot Shqipëria të ishte anëtare e NATO-s dhe ju uleni me SHBA-të, Britaninë, Francën, Kinën në Këshillin e OKB-së duke diskutuar për çështjet më të rëndësishme në botë dhe një muaj më parë hapët zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE për të marrë vendin tuaj të drejtë. Arsimimi do të jetë kyç se sa shpejt do të lëvizni dhe sa shumë përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme për ne gjithashtu sepse politika jonë që ne duam t’ju shohim plotësisht te integruar në BE”.
“Mbështetja për politikën tuaj arsimore është aq e rëndësishme për ne, sa ç’është mbështetja jonë për reformën në drejtësi edhe për luftën kundër korrupsionit.
Në 31 vitet e fundit shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa programe shkëmbimi përmes Fulbright.
Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe studentët kanë një potencial të shkëlqyer”, tha Yuri Kim.