Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Konflikti Armeni-Azerbajxhan, reagon Rama:”Ulini armët e të nisim negociatat, nuk duam viktima”

21:18 27/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Nën cilësinë e kreut të OSBE-së, kryeministri Edi Rama, ka bërë thirrje për përshkallëzim urgjent të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Rama thotë se palët duhet të vendosin armëpushimin, përpara se numri i viktimave nga ky konflikt të rritet. Deri tani mediat e huaja raportojnë për të paktën 16 viktima nga bombardimet, pjesa më e madhe e të cilëve janë civilë.

“I nxis të gjithë të përfshirët që t’i rikthehen armëpushimit, përpara se numri i viktimave nga ky konflikt të rritet edhe më tepër”, tha Rama.

Rama tha se bashkëkryetari i Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk është në kontakt me të dyja palët.

“Rama mbështet plotësisht përpjekjet e palëve për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkë-kryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur. Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë episod dhune”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer një përplasje ushtarake për rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak,ndërsa deri me tani raportohet për 16 viktima dhe mbi 100 të plagosur nga të dyja palët.Armenia njoftoi rrëzimin e helikopterëve pas akuzave ndaj Azerbajxhanit për sulme ajrore dhe artilerie.

NATO bëri thirrje për armëpushim, ndërsa Turqia i ka dalë në mbrojtje Azerbajxhanit. Ankaraja tha se Armenia duhet të tërhiqet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Atentati me tritol në kryeqytet:Nipi i Kastriot Reçit mohon të ketë marrë pjesë në ngjarje, “Jam student i arteve ndaj...

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English