BERAT
Zënkat ndërmjet anëtarëve të fisit në Shqipëri vazhdon që të jetë një problem që nuk ka shërim.
Sot në mëngjes, në Berat, xhaxhai ka plagosur nipin, duke e plagosur lehtë me mjet prerës.
Policia ka lajmëruar se xhaxhai dhe nipi fillimisht janë zënë me fjalë, ndërsa më pas situata ka agravuar deri në plagosje.
Mësohet se shtetasi Mentor Keci ka qëlluar me mjet të mprehtë nipin Shpëtim Keci.
Shpëtim Keci u dërgua për kurim të menjëhershëm në spital dhe për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jetën.
Në shoqërinë shqiptare, konfliktet familjare dhe ata fisnore vazhdojnë të mbeten një plagë sociale.