Të martën do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ditën e sotme një delegacion shqiptar ka udhëtuar drejt Brukselit. Mësohet se delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, ndërsa kryesohet nga kryeministri Edi Rama.
Ai shoqërohet dhe nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.
Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese, e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave me Bashkimin Europian.
AXHENDA
E hënë, 18 korrik
15.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit (TC-ANA)
17.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit
Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron mirëpriten nga znj. Suela Janina, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian
17.40 – Nisja drejt qytetit të Brukselit
E martë, 19 korrik
08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian
Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:
- Edi Rama, Kryeministër
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
- Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Von der Leyen
11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare
Tryeza e parë
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
- Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
- Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT
Tryeza e Dytë
Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
- Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm
- Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë
- Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
- Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike
Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
- Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ
12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin
15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.