Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Konferenca e Donatorëve, Soreca tregon se kur do të vijnë paratë në Shqipëri

15:59 20/02/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka folur në lidhje me 1.15 miliardë eurot e mbledhura në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Top Channel”, Soreca është shprehur se nga kjo shumë 300 milion janë grante, ndërsa 800 milion të tjera janë hua.

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë shtoi, se paratë do të vijnë javët e ardhshme në zyrën e tij.

“Jam kthyer në Tiranë tani pas kësaj dite të jashtëzakonshme, siç tha Presidentja Von der Leyen të hënën, kur gjithë komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht BE-ja, tregoi solidaritet, por edhe vëmendje ndaj Shqipërisë. Unë mendoj se kjo përfaqëson edhe një sinjal për shqiptarët që ne interesohemi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke u kthyer te pyetja juaj, po, 1.15 miliardë Euro janë të ndara në grante dhe hua, ku grantet, që do të thotë donacione direkte, janë 300 milionë, ndërsa huatë janë 800 milionë. Më lejoni të shpjegoj ndryshimin që opinioni publik mund të mos e dijë. Grantet nënkuptojnë se këto janë donacione direkte që do t’i jepen qeverisë shqiptare për investime direkte pa asnjë interes. Kjo do të thotë që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Për shembull, siç e dini Kryeministri dhe Presidentja kanë nënshkruar 15 milionët e parë. Këto do të mbërrijë këtu, në zyrën time, javët e ardhshme dhe do të disbursohen menjëherë. Të tjerat do të jenë në javët e ardhshme, apo e shumta një muaj”, tha ambasadori.

Përsa i përket huave, ambasadori sqaroi se intersat janë të ulëta dhe Shqipëria do të trajtohet si një vend i Bashkimit Europian.

“Për huatë, duhet të sqarojmë edhe një herë se ato janë hua shumë të favorshme, duke pasur parasysh faktin se ka një garanci nga BE-ja. Për shembull, për huatë e Bankës Evropiane për Investim Shqipëria do të trajtohet si të ishte një shtet anëtar në lidhje me interesat dhe ky është një interes shumë i ulët që do të bëjë të mundur për institucionet shqiptare t’i marrin pa interesa të larta. Kjo është ajo për çka bëhet Konferenca e Donatorëve. Nuk janë asnjëherë vetëm donacione, janë donacione me pjesë të madhe dhe hua. Do të thosha se jam gjithashtu krenar që Bashkimi Evropian dha shumën më të lartë të huave, 150 milionë Euro. Kjo është një shumë unike dhe më duhet të them se jam shumë i kënaqur që në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë mundëm të tregojmë se jemi në krye të gjithë komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh Soreca.

Soreca theksoi se BE ka rënë dakord me qeverinë shqiptare, për një deklaratë me 9 parime udhëheqëse gjatë zbatimit të planit të rindërtimit, ku më kryesoret janë qartësi, qëndrueshmëri dhe transparencë.

Intervista

Muhamed Veliu: Ambasador, po pjesa tjetër e parave kur do t’i kalojë Shqipërisë?

Ambasadori Luigi Soreca: Siç thashë, grantet do të vijnë pak nga pak. Mendojmë se javët e ardhshme do të ndodhë disbursimi i parë. Po e diskutojmë me qeverinë se si të ngremë planin e rindërtimit që u paraqit me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar.

Muhamed Veliu: Pyetja e fundit, a mund të na shpjegoni, ju lutem, cili do të jetë mekanizmi i transparencës në mënyrë që kjo shumë kaq e madhe parash t’u jepet njerëzve në nevojë?

Ambasadori Luigi Soreca: Pyetja juaj e fundit është më e rëndësishmja. Është vendimtare për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, sigurisht, për BE-në, që këto donacione t’u shkojnë njerëzve. Këto donacione u takojnë njerëzve në Shqipëri që janë në nevojë. Kështu që transparenca, përgjegjshmëria do të udhëheqin veprimin tonë. Dhe dua t’ju them se kemi rënë dakord me qeverinë e Shqipërisë dhe me bankën që po punon me ne për një Deklaratë Parimesh, 9 parime, që do të bëhen parimet udhëheqëse gjatë zbatimit. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse po flasim për qëndrueshmëri, qartësi, transparencë. Këto parime janë të detyrueshme dhe ne do të sigurojmë që ato të respektohen. Jemi gjithashtu në kontakt me partnerët tanë. Takova mbrëmë Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar së bashku se si të sigurojmë që si zakonisht BE-ja dhe USA të ndjekin nga afër zbatimin. Pastaj do të diskutojmë me qeverinë mekanizmin e saktë për t’u siguruar që populli shqiptar të ketë besim në mënyrën se si do të vihen në zbatim këto para. Shumë faleminderit dhe mirupafshim. Unë jam këtu dhe si gjithmonë punoj për interesat më të mira të Shqipërisë.

Etiketa: konferenca e donatoreveparatesoreca

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Çështja u pushua nga Shkalla e Parë, shorti përcakton gjyqtaren për dosjen “ÇEZ”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.