Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Konferenca e Donatorëve, flet Komisioneri për Zgjerimin: Korrupsioni nuk do të tolerohet

09:47 18/02/2020
Reading Time: 3 min lexim

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka komentuar Konferencën e Donatorëve që u zhvillua ditën e djeshme në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro.

Duke folur për “Deutsche Welle”, Komisioneri tha se vendet e Bashkimit Europian treguan angazhimin e tyre për të mbështetur Shqipërinë.

Më tej ai shton, se po punohet me qeverinë shqiptare, që paratë të përdoren në mënyrë të arsyeshme dhe Shqipëria të aftësohet në përballimin e tërmeteve.

Përsa i përket rrezikut nga korrupsioni, Varhelyi tha, se BE do të jetë shumë e përfshirë në implementimin e fondeve dhe të gjitha partimet do të respektohen.

Në lidhje me anëtarësimin, Komisioneri u shpreh, se ka shumë punë para, por Shqipëria është e angazhuar që të arrijë rezultate.

Intervista

Cili është vlerësimi juaj tani në fund të konferencës, ku u mblodhën 1,15 miliardë euro për Shqipërinë? 

Oliver Varhelyi: Jam shumë i kënaqur! Ishte shumë pozitive, njerëzit erdhën këtu për të shprehur solidaritet me Shqipërinë, unë e shoh këtë si një angazhim të madh jo vetëm nga Europa, por edhe globalisht. Jam shumë i gëzuar të shoh se sa të angazhuar janë vendet e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe sa frymë pozitive ka për Shqipërinë.

Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura? 

Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri tani këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë.

Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen.

Duket si një moment pozitiv optimist për Shqipërinë tani, mendoni se ky do të vazhdojë edhe në mars me hapjen e shumëpërfolur të negociatave?

Unë nuk do t’i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier.

Por ju vetë a jeni optimist?

Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!

Kujtojmë këtu se Varhelyi ishte vetë i pranishëm pak muaj më parë në Shqipëri, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BEfondetkonferenca e donatoreveoliver varhelyi

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Pjesë e grupit të drogës ku bënte pjesë inspektori i krimeve të rënda, kush është 27-vjeçari i arrestuar ditën e sotme

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English