Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Universitetet do të vazhdojë online, vlerësim dinamik i situatës për shkollat

12:28 23/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

‘Situata epidemiologjike paraqitet me nivel risku të shtuar, incidenca 301 persona për 100 mijë banorë’

Tiranë, 23 Nëntor – Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije vendimin për vijimin e mësimit online në universitete, për shkak të situatës me risk të shtuar.

“Komiteti Teknik duke qenë gjithmonë i vëmendshëm për t’i paraprirë rëndimit të situatës, siç e kemi thënë që do të kishim një vlerësim të masave më intensitet të mesëm të marra më parë, ka vlerësuar që, mësimi në universitete për shkak të situatës që është, do të vazhdojë online edhe për nje periudhë, në varësi të vlerësimit dinamik që ne do të bëjmë”, tha Mira Rakacolli.

Në cilësinë e drejtueses të Komitetit Teknik të Ekspertëve prof. Rakacolli tha se situata vazhdon të mbetet e kontrolluar në drejtim të testimeve apo menaxhimit spitalor, ndërsa po vijohet me vlerësimin dinamik të situatës për shkollat.

“Në shifrat që ne jemi tani që vazhdojnë të mbetet në një nivel të qendrueshëm nuk e diskutojmë për momentin sot mbylljen e shkollave. Por është një gjë që ne e ndjekim çdo 24 orë. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda atyre numrave të cilat kërkojnë masë të tillë, por unë e theksoj gjithmonë që shifrat të jenë të qëndrueshme dhe ajo që ne kemi parasysh është në përgjithësi mirëqenia e fëmijëve”, tha Rakacolli.
Duke bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtoresha e IShP,  Albana Fico tha se situata është duke u vlerësuar në mënyrë dinamike dhe paraqitet në një nivel risku të shtuar.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson dhe po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend. Ashtu siç kemi bere me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve positive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore, 301 persona për 100 mijë banorë”, tha Albana Fico.

Duke ju referuar fataliteteve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, tha se raporti i fataliteteve me rastet pozitive është 2.1% gjatë kësaj jave. Ndërsa lidhur me gjininë më të prekur, femrat janë më të prekura, 52% dhe meshkujt 48%. “Moshat më të prekura janë 65-74 vjeç, ndjekur nga moshat 55-64 vjeç. Në grumpmoshën 0-4 vjeç nuk ka ndryshime përsa i përket incidencës, po ashtu edhe 5-14 vjeç është e njejta situatë. Përsa i përket testimeve, numri i testimeve për persona, është siç e dini kemi thënë targeti 1/1000 banorë në javë, kemi kaluar në 5.8 në 1000 banorë në javë”, tha Fico.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije se numri i thirrjeve vijon të mbetet i njëjtë me një javë më parë, por është rritur numri i vizitave në banesë.

“Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë 463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital”, tha Brataj.

Brataj ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kapaciteteve spitalore dhe situata është nën kontrollon në të tre stukturat COVID ku vijon të ketë ende kapacitete të lira për trajtimin e pacientëve COVID.
“Janë marr masa në spitale për krijimin e kapaciteteve ku vijojmë të kemi kapacietet të lira për trajtimin e pacientëve COVID, tani menaxhimi bëhet sa më shpejt në të tre spitalet COVID. Gjithashtu çdo i shëruar do të vijojë të dërgohet me ambulancë në shtëpi edhe pas shërimit”, tha Brataj.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ju bën apel qytetarëve për bashkëpunim për të frenuar përhapjen e epidemisë, vendosjen e maskës, ruajtjen e higjienës, distancimit social dhe të shmangin grumbullimeve apo festave.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Onlineshkolla

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Borrel për mediat serbe: Ka pasur propozim për shkëmbim territoresh me Kosovën

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English