Ditën e sotme, në emisionin “Për’puthen” u transmetua takimi i Sarës me konkurrentin e ri boksier, Shkëlqimin.
Takimi i tyre u realizua në një palestër, në vendin ku Shkëlqimi kalon pjesën më të madhe të kohës së tij. Ndaj edhe Sara iu përshtat.
Gjatë takimit të tyre të parë, konkurrenti kishte mjaft emocione të cilat i shprehu edhe në studio, ndërkohë që Sara ishte gjatë gjithë kohës provokuese.
Këtë gjë ia vuri në dukje edhe opinionisti i emisionit, Arjan Konomi, i cili përdori gjithashtu një batutë për Sarën.
Atij nuk i pëlqeu aspak fakti që Sara e pyeti Shkëlqimin që në takimin e parë se cili ishte fruti i tij i preferuar, teksa u shpreh se iu duk pak i tepruar ngacmimi i saj.
“Sikur ke dalë nga burgu i grave”- u shpreh ai, duke bërë të qeshë Sarën dhe të gjithë të pranishmit në studio.
E pyetur nëse ka tërheqje fizike për Shkëlqimin, Sara tregoi se s’mund ta tregonte kaq herët, por kishte kuptuar se pëlqimi i saj për djalin e ri të Për’puthen ishte në rrugën e duhur.
Gjithashtu, ajo e komplimentoi Shkëlqimin duke i thënë se i dukej djalë shumë i qetë dhe shumë i ëmbël.
/iconstyle.al/