fbpx

Kombëtarja sërish “shterpë”, kuqezinjtë nuk fitojnë as në Kazakistan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kombëtarja shqiptare e futbollit, sërish ka zhgënjyer duke mos shkuar më shumë se sa barazimi 0-0 në transfertë më Kazakistanin.

Djemtë e Edi Rejas për të dytën ndeshje radhazi ishin “shterpë” dhe nuk shënuan dot, ndërsa I ka prishur punë edhe portiere kazak në dy raste të pastra për gol nga Seferi dhe Broja.

Gjatë 45-minutave të para ndeshja ka qenë më e ekuilibruar për të dyja ekipet, ndërsa gjatë pjesë së dytë kuqezinjtë ishin më aktivë dhe u afruan disa herë rreth golit të fitores, sidomos me rastet e Brojës dhe rastin e Seferit në fund të ndeshjes.

Kujtojmë se pas tre ndeshjeve të luajtura në formatin e Ligës së Kombeve, kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë në grupin e tyre me pikë të barabarta me Kazakistanin (4 pikë), ndërsa Bjellorusia pritet që të luajë sot me Lituaninë në orën 18:00.

Shpërndaje
Share.

Komento