Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kom. Sigurisë/ Mbrojtja synon të rikthejë prodhimin e armëve, ç’parashikohet?

15:14 04/06/2024
Reading Time: 5 min lexim

Sot është mbledhur komisioni i Sigurisë Kombëtare. Në fokus diskutimit ka qenë rojektligji i propozuar nga Ministria e Mbrojtjës, i cili synon të rikthejë në fuksionimin industrinë e prodhimit të armëve. Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti u shpreh se ministria synon që të rivitalizojë uzinat ushtarake, ndërsa për momentin projektligji është në konsultim publik.

Enkelekjd Joti: Lidhur me te ardhmen e kombinatit, Ministria e Mbrojtjes ka lufte nisme ligjore per rivitalizimin e uzinave ushtarake. Nisma ka qëllim të një shoqërie të lartë për fillimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, teknologjive dhe teknologjive ushtarake, si dhe përcaktimin e rregullimit të funksionimit të saj. Hartimi është bërë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i FA dhe drejtuesit e uzinave ushtarake. Është vlerësuar dhe një raport fizibiliteti nga agjencia e prokurimeve të NATO-s. Nisma është hedhur për konsultim publik. Përmes kësaj nisme do të kemi një qasje të qartë ndaj një ushtarake. Kombinati Mekanik i Poliçanit më pak. Thellimi i shkarkuarve ka qenë nga viti në vit. Mungesa e aftësive paguese tregon se kjo ndërmarrje nuk është më rentabel. Ministria e Mbrojtjes për mbrojtjen e kësaj problematike ka ngjashmëri për “Për financimin e tyre të prapambetur të lirimit të shërbimeve dhe ish-punonjësve të Mekanik Poliçanit. Qëllimi i ligjit është i saktësimi i procedurave për punën financiare për punonjësit dhe ish- punonjësit e kombinatit mekanik Poliçan sipas listave pagesave për vitet janar 2017-dhjetor 2023, duke paraparë gjobat dhe kamatvonesat e krijuara në sistem nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pasi janë çështjet që nuk prekin interesat e punonjësve dhe ish- punonjësve të kombinatit. Me këtë ligj përballohen efektet financiare për katër aktual deri në 2023, si dhe 127 ish-punonjës të palikuiduar për periudhën shkurt 2017-31 dhjetor 20. Gjobat e kamatvonesat e disa kombinati do të merren parasysh në vijim.

Ndërkohë dhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço u shpreh se vendi ynë është i fundit sa i përket kësaj indistrie. Këtu ai solli shembullin e Greqisë dhe vendeve të tjera të rajonit, të cilat janë shumë lart në industrinë e prodhimit të armëve.

Nasip Naço: Kur kemi parë vendet e rajonit, kemi parë që edhe Bosnja ka një prodhim ushtarak. Edhe Mali i Zi po, deri në 30 milionë euro. Maqedonia e Veriut, 40-50 milionë euro ka xhiro vjetore të prodhimit ushtarak. Serbia e ka 1.2 milion dollar. Greqia që ështe dhe vend anëtarë i NATO ka planifikuar të ketë një xhiro vjetore prej rreth 11.5 miliardë dollar për prodhime armatimesh deri në vitin 2025.

Ndërkohë në komision u miratuan ndryshimet ligjore që hapin rrugën e dhënies së pagave të prapambetura për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik Poliçan.

Në fund të diskutimeve Komisioni për Sigurinë Kombëtare i dha dritën jeshile nismës, e cila pritet të diskutohet dhe në Komisionet e tjera parlamentare dhe më pas të kalojë për votimin në seancë plenare. Efektet financiare, për deklaratat për paga dhe kontributet në sistemin e-filling, janë në masën 58 500 000 lekë për pagat dhe 25 300 000 lekë për sigurinë e jetës, shëndetësore, në vlerën totale 83 800 000 lekë, të cilat bëjnë të përballohen nga fondi i alokuar për Ministrinë e Mbrojtjes, në shpenzimet korrente në programin e buxhetit “Mbështetja e luftimit”, njësia shpzuese “Komanda mbështetëse”, brenda vitit 2024.

Në projekligjin e hedhur për Konsultim Publik, “KRIJIMIN E SHOQËRISË SHTETËRORE PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E ARMËVE, MUNICIONEVE, PAJISJEVE DHE TEKNOLOGJIVE USHTARAKE”, parashikohet krijimi i Shoqërisë “Kayo” sh.a., shoqëri shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake (e quajtur në vijim “Shoqëria”), si dhe përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së saj.

Funksionet kryesore të Shoqërisë janë:

1.      Prodhimi, riparimi, demilitarizimi dhe tregtimi i armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes, të politikave shtetërore të rritjes së kapaciteteve ushtarake, si dhe zhvillimit të industrisë ushtarake.

2.      Bashkëpunimi me Forcat e Armatosura, me qëllim fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre ushtarake, nëpërmjet sigurimit të armëve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake për Forcat e Armatosura, nga ana e Shoqërisë në cilësinë e furnizuesit, të agjentit ose të autoritetit kontraktor, në përputhje me  legjislacionin në fuqi.

3.      Tregtimi, nga vetë Shoqëria apo nga subjekte të tjera të themeluara prej saj ose në bashkëpunim me subjekte private, i armëve ushtarake ose pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, të prodhuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

4.      Financon ose bashkëfinancon projekte ose subjekte për qëllime të veçanta (SPV) të ngritura për realizimin e objektit të veprimtarisë së saj.

5.      Këshilli i Ministrave mund të autorizojë Shoqërinë të kryejë funksione të tjera sipas legjislacionit në fuqi.

Fillimisht kjo shoqëri do të financohet nga buxheti i shtetit me qëllim kapitalizimin, si dhe mbështetjen operacionale, derisa Shoqëria të shpërndajë divident. Me miratim të Këshillit të Ministrave, Ministria përgjegjëse për financat dhe ministria përgjegjëse për mbrojtjen financojnë krijimin e një fondi ad hoc, me qëllim mbështetjen e operacioneve të veçanta të Shoqërisë. Operacionet dhe kohëzgjatja e tyre miratohen rast pas rasti nga Këshilli i Ministrave, sipas vendimit të Komitetit Ndërministror të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Detyrimet financiare të Shoqërisë nuk i transferohen buxhetit të shtetit. Përgjegjësia për shlyerjen e detyrimeve financiare është detyrim i Shoqërisë.

“Shoqëria ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie me palët e treta, subjekte shtetërore ose private, vendase apo të huaja në të gjitha fazat e zhvillimit të veprimtarisë së saj, në përputhje me kriteret dhe procedurat e caktuara me këtë ligj. Shoqëria, vetë ose me kërkesë të palëve të treta bashkëpunon me subjekte private nëpërmjet pjesëmarrjes në bashkim operatorësh ekonomikë ose në partneritet publik privat, si dhe nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme kontraktore të lejuara nga legjislacioni civil dhe tregtar. Kushtet e bashkëpunimit të Shoqërisë me subjekte private, miratohen rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të Shoqërisë, nëpërmjet ministrit përgjegjës për mbrojtjen. Pas këtij miratimi, Shoqëria vijon procedurat sipas pikave 4, 5 dhe 6 të këtij neni. Në rastet kur Shoqëria kërkon partneritet, procedurat e përzgjedhjes së bashkëpunëtorit privat janë procedura konkurruese, të zhvilluara nga Shoqëria, në përputhje me parimet e transparencës, proporcionalitetit, efikasitetit, ruajtjes së informacionit të klasifikuar, përfitueshmërisë, fizibilitetit ekonomik dhe tregtar të projekteve, trajtimit të barabartë, reciprocitetit dhe të sigurisë ligjore, sipas përcaktimeve në këtë ligj dhe akteve të brendshme rregullatore të Shoqërisë. Në rastet kur Shoqërisë i paraqiten kërkesa për bashkëpunim nga palë të tjera shtetërore ose private, Këshilli Mbikëqyrës autorizon drejtorin ekzekutiv të ngrejë grupin e negocimit të ofertës, i cili ngarkohet për vlerësimin dhe negocimin e kërkesës së paraqitur,  në përputhje me strategjinë e zhvillimit të Shoqërisë. Raporti i grupit të negocimit i paraqitet Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë, i cili miraton ose jo bashkëpunimin në rastin konkret. Në rastet kur bashkëpunimi lidhet me interesat e shtetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të evidentuara në dokumentet strategjike, si dhe në rastet kur ky bashkëpunim konsiderohet interes thelbësor i shtetit nga Komiteti Ndërministror i Sigurisë dhe Mbrojtjes, Shoqëria mund të përzgjedhë drejtpërdrejt një subjekt publik apo privat me të cilin do të krijojë partneritet. Në këto raste, Këshilli Mbikëqyrës autorizon drejtorin ekzekutiv të urdhërojë ngritjen e grupit të negocimit, i cili, në përputhje me vendimin e Komitetit Ndërministror të Sigurisë dhe Mbrojtjes, vlerëson subjektin me të cilin negocion në mënyrë  të drejtpërdrejtë. Raporti i grupit të negocimit miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës”, thuhet më tej në projekligji.

Etiketa: Enekelejd JotiNasip Naco

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve Ceno Klosi

Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve Ceno Klosi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.