Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kokainë në Holandë, biznese në Shqipëri, SPAK kërkon 21 vjet burg për dy të akuzuarit

11:20 28/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

21 vjet birg në total është kërkuar nga SPAK për Astrit Beqirin, kunati i kreut të grupit kriminal, Jetmir Kastratit dhe Sokol Shkodranin.

Grupi ku bënin pjesë Beqiri dhe Shkodrani trafikonte kokainë në vendet e BE dhe sipas njoftimit të SPAK, ata kanë trafikuar rreth 1.6 ton kokainë.

Sipas hetimeve në Danimarkë, grupi kriminal i sillte paratë cash në Maqedoni me autobus nga Danimarka. Paratë i merrte Dhimitër Shkodrani në Maqedoni dhe i sillte te Astrit Beqiri në Shqipëri.

Ata u përballën me akuzat për “Pastrim parash” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Në përfundim të gjykimit, prokuroria kërkoi 11 vjet burg për Beqirin dhe 10 vjet burg për Shkodranin.

Njoftimi i SPAK:

Autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, kryesisht të llojit “kokainë”. Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Gjatë hetimeve, autoritetet daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete biznesi.

Në këto rrethana me kërkesë të autoriteteve daneze, prokuroria shqiptare filloi hetimet, të cilat u fokusuan në drejtim të evidentimit të pasurisë që anëtarë të këtij grupi kishin investuar në Shqipëri. Gjithashtu në marrëveshje dhe koordinim me autoritetet daneze në të njëjtën ditë, në datën 26.06.2019, në kuadër të operacionit “Goldfinger”, u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë (në Danimarkë, Holandë etj), u sekuestruan mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete, objekte te ndryshme, etj.

Po në datën 26.06.2019, në Shqipëri u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147 të vitit 2019, janë kryer në bashkëpunim shumë efektiv me autoritetet gjyqësore daneze dhe norvegjeze dhe kanë evidentuar skemën e pastrimit të produkteve të veprës penale si më poshtë:

Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve të shoqërisë “ALBA TRANS” (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

I pandehuri Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si SOKOL Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se i pandehuri Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur ti pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme etj. Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin :

173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).

Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.

Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;

Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;

Automjet BMË X5 me targe AA 323 LJ ;

Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;

Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targe AA 165 VH ;

Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;

Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;

Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;

Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;

Krahas dërgimit per gjykim të dy të pandehurve, Prokuroria e Posacme vazhdon hetimet edhe në drejtim të autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të produkteve të veprës penale. /Gazetareforma.com/

Etiketa: holandekokaineSPAK

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Arrestohet greku që dha urdhër të vritet 27 vjeçari Mario Metaj, në kërkim ekzekutori shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.