Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kohë pandemie, por bizneset e huaja transferuan jashtë 258 mln euro fitime. Të parat kompanitë celulare…

11:07 18/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri ka qenë e vështirë që në këtë kohë të zymtë pandemie të gjenerohen para, sidomos të ardhura nga jashtë, pasi e gjithë bota ishte e bllokuar.

Por edhe pse në xhepat e shqiptarëve vështirë se ka hyrë diçka, për të dalë kanë dalë tepër, dhe madje edhe jashtë vendit kanë ikur miliona euro.

Kanë qenë kompanitë e huaja në vend, ose ato me aksionerë të huaj, që kanë bërë “namin” me transferime të parave jashtë vendit, pothuajse në nivelet e para-pandemisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, transferimi i fitimeve nga investitorët e huaj, rezultoi në nivele të larta edhe në 3-mujorin e dytë të vitit, pavarësisht efekteve të pandemisë.

Të dhënat, tregojnë se, flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet (kryesisht transferimi i fitimit), për 3-mujorin e dytë të vitit, ishin 136 milionë euro, ose vetëm 7 (shtatë) milionë euro më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për gjysmën e parë të vitit, flukset dalëse të lidhura me të ardhurat nga investimet arritën në 258 milionë euro, me një rënie prej 3.4%, krahasuar me një vit më parë.

Të parat në listë për nxjerrjen e fitimeve jashtë vendit ishin sërish kompanitë celulare, ku tre opratorët duke pasur edhe aksionerë të huaj, çdo vit kryejnë këtë operacion financiar, duke hequr sasi të konsiderueshme parash nga tregu ynë.

Për bizneset që operojnë në tregjet e mbikëqyrura financiare nga AMF-ja, si bankat apo kompanitë e sigurimeve, shpërndarja e fitimeve u pezullua përmes vendimeve të posaçme të autoriteteve rregullatore për të gjithë vitin 2020.

Në sektorët e tjerë të ekonomisë, po të shohim shifrat, duket se shpërndarja e fitimeve ka vijuar.

Me gjithë rënien e lehtë nga viti i kaluar, fitimet nga investimet e dala jashtë vendit janë sërish pranë niveleve më të larta në 12 vitet e fundit.

Pas vitit 2017, vërehet një rritje e transferimit të fitimeve, çka e ka thelluar efektin negativ që zëri i të ardhurave nga investimet jep në bilancin e llogarisë korrente.

Për 6-mujorin 2020, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte negative në vlerën e 207 milionë eurove, ndërsa një vit më parë kishte qenë 221 milionë euro.

Ky zë historikisht ka qenë negativ për Shqipërinë, për shkak se ne jemi një vend kryesisht pritës i investimeve të huaja.

Kjo sjell edhe dalje periodike të të ardhurave në formën e dividendëve, që shoqëritë me kapital të huaj shpërndajnë te aksionerët e tyre jashtë vendit.

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit janë ndjeshëm më të ulëta dhe për gjysmën e parë të këtij viti ato përbënin më pak se 20% të fitimeve të dala jashtë. Kjo nënkupton se, për çdo pesë euro të transferuara jashtë në formë fitimesh, ekonomia jonë arrin të marrë vetëm një euro në kahun e kundërt, atë të të ardhurave.

Pandemia e Covid-19 solli një goditje të fortë në ekonomi dhe pasiguri të shtuar për të ardhmen. Mendohej se një situatë e tillë do të sillte një pezullim më masiv të shpërndarjes së fitimeve nga shoqëritë e huaja.

Një faktor tjetër që ka ndikuar daljet e larta të fitimeve në vitet e fundit është rritja e detyrimeve te jorezidentët, sidomos nga qeveria shqiptare.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare shpenzoi 12.3 miliardë lekë për të paguar interesat e borxhit të jashtëm, ndërsa në gjysmën e parë të këtij pagesat e interesave për kreditorët jo-rezidentë arritën në 4.2 miliardë lekë.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: kompaniparatransferim

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

FOTO+VIDEO/ Cikloni ‘Ianos’ shkatërron dhe përmbyt ishujt grekë në Jonit. Pamje apokaliptike...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.