Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koalicioni opozitar: Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet pa ndryshime, gati të nisim punën në Këshillin politik

17:22 17/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Opozita e bashkuar konfirmon takimin në Këshillin Politik me Kryeministrin dhe maxhorancën për të vijuar dialogun dhe për ndryshimet Kushtetuese. Me anë të një deklarate për mediat partitë opozitare u shprehën  se i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit dhe kërkojnë miratimin e saj pa humbur kohë.

Opozita thekson se çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, që përfshijnë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

“Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit”, përfudnon deklarata.


Deklarata e plotë:

Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të  partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.

Të lidhura

Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal

Mëngjesin e sotëm në Elbasan ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është...

09:21 23/07/2025
La pas tre fëmijë, aksidenti tragjik që i mori jetën 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Lurë
Aktualitet

La pas tre fëmijë, aksidenti tragjik që i mori jetën 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Lurë

Bledar Spahiu, 43 vjeç, humbi jetën tragjikisht teksa ishte nisur drejt Parkut Kombëtar të Lurës për të ndihmuar në përballimin...

09:04 23/07/2025
Para

Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm, nga data 18 korrik do të ndryshojë orari i përditësimit të situatës së COVID-19 në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal

09:21 23/07/2025
La pas tre fëmijë, aksidenti tragjik që i mori jetën 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Lurë

La pas tre fëmijë, aksidenti tragjik që i mori jetën 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Lurë

09:04 23/07/2025
Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

08:50 23/07/2025
Protestë për gjendjen në Gaza, aktivistja Greta Thunberg mbërrin sot në Tiranë

Protestë për gjendjen në Gaza, aktivistja Greta Thunberg mbërrin sot në Tiranë

08:28 23/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.