KLP shtyn afatin për prokurorët që duan të jenë pjesë e SPAK, ja vendimet që u morën ditën e sotme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi për shtyrjen e afatit të aplikimit për plotësimin e 2 pozicioneve vakante si prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kujtojmë që në datë 11 shkurt përfundoi afati 15 ditor për 2 vendet në SPAK, por aplikuan vetëm 3 prokurorë, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Sotir Kllapi, ku dy të parët janë aktualisht të komanduar në SPAK.

Lëvizja e KLP-së për të hapur aplikimet erdhi pasi drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja iu drejtua me kërkesë zyrtare për 2 prokurorë të tjerë.

Në mbledhjen e sotme plenare KLP ka miratuar disa vendime të rëndësishme, teksa me shumicë votash është vendosur miratimi i raporteve për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, prokurorëve: Abaz Muça, Adriano Dyrmishi, Alketa Zifla, Bledar Maksuti, Enrik Haxhiraj, Marjeta Zaimi, Rozeta Qirjaqi.

Vendime të tjera:

  • Ollga Visi do ushtrojë detyrën si Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, përkohësisht nga data 24.02.2020–23.05.2020.
  • Po ashtu, Julian Çafka është caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
  • Është vendosur ndërprerja e caktimit të përkohshëm të Francesk Ganaj, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ku e ka emërimin.
  • Pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Këshilli miratoi Mirela Kapo.
  • Në pozicionin e Këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për një periudhë kohore 3-vjeçare,u zgjodhën: Ornela Rrumbullaku, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Arian Muçaj, Erion Pano dhe Vitjona Mata.
  • Këshilli miratoi gjithashtu projekt-vendimi për fillimin e procedurave të komandimit të një magjistrati prokuror pranë EUROJUST për një periudhë 30 mujore duke kaluar për miratim kriteret për aplikim për këtë pozicion mjaft të rëndësishëm.
  • Po ashtu, janë zgjedhur edhe 2 anëtarët e Këshillit të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme: Besnik Cani dhe Tartar Bazaj.
Shpërndaje
Share.

Komento