Një 63-vjeçar është zhdukur gjatë peshkimit në lumin Vjosë.
Kallëzimi është bërë nga shoku i tij 64-vjeçar, i cili ka njoftuar se pas një përvoje peshkimi në fshatin Kashishtë, humbi kontaktet me të.
Policia e Fierit ka nisur kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët dhe RENEA-n për gjetjen e tij.