Kishin lidhje farefisnore, ky është i riu që i mori jetën të moshuarit në Skrapar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, në fshatin Jaupas të Skraparit. 37-vjeçari Hamza Çela, masakroi me thikë për vdekje shtetasin Ramadan Çela.

Ky i fundit mësohet se ishte edhe i afërm me autorin e ngjarjes, por ky fakt nuk e ka penguar të riun të kryejë krimin makabër.

77-vjeçari kishte shkuar në fshatin Jaupas për t’u kujdesur për prodhimet e mbjella në tokat bujqësore.

Autori i ngjarjes u pa ditën e djeshme nga banorët e fshatit, teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes i gjakosur dhe me thikë në dorë.

Policia bëri të mundur arrestimin e menjëhershëm të tij.

Mësohet se 37-vjeçari Hamza Çela ka qenë më parë i dënuar për dhunë dhe se prej kohësh vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun Hamza Çela të kryejë vrasjen e rëndë të të afërmit të tij të moshuar.

Ditën e sotme janë publikuar edhe foto të autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit.

Shpërndaje
Share.

Komento