Kishin fshehur kokainë në pjesën e pasme të sobës elektrike, arrestohen 4 shqiptarë në Greqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

4 shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Mykonos, pasi dyshohet se kryenin trafik të lëndëve narkotike të llojit kokainë, ndërkohë që kreu i trafikut të drogës ishte një 40-vjecar shqiptar.

Në njoftimin e policisë së vendit fqinj thuhet se janë sekuestruar 773 gramë kokainë, sasi kjo që ishte fshehur në pjesën e pasme të një sobe elektrike, që ishte brenda një parkimi të një ndërmarrje transporti.

Sipas policisë grupi do të kalonte në treg më shumë se 1.5 kilogramë drogë, duke bërë që nga trafiku i lëndës narkotike të mund të fitoheshin nga 150 mijë deri 180 mijë euro.

Mësohet se policia ka gjetur në shtëpinë ku jetonin shqiptarët në ishull, 10 celularë, një shumë prej 2350 euro, shënime me shkrim të dorës etj. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Publike në Siros.

Shpërndaje
Share.

Komento