Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kinematografia shqiptare në zi! Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

10:04 29/05/2022
Reading Time: 4 min lexim

Një lajm i hidhur për kinematografinë shqiptare dhe jo vetëm.

Bëhet e ditur se është ndarë nga jeta një ndër aktorët e njohur të viteve 80′, Enea Zheku, i cili spikato me rolin te ‘Tomka dhe shokët e tij’.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori Ledio Lako i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ndarjen nga jeta të Zhekut.

“Lamtumire miku im. Aktor qe te paten zili breza te tere aktoresh! U rritem me rrolet e tua. U prehsh ne paqe Enea Zheku! ( Tomka)”-shkruan Lako përkrah fotos me Zhekun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledio Lako (@ledio_lako)

Pak për jetën e Enea Zhekut:

Ene Zheku lindi më 9 korrik 1964 dhe kishte mbaruar studimet në Insitutin e Lartë të Arteve për aktor. Ai e filloi veprimtarinë e tij në filmin shqiptar që në moshë 12-vjeçare, duke u angazhuar nga regjisori i mirvnjohur Dhimiter Anagnosti, për të interpretuar në filmin “Lulëkuqet mbi mure” në vitin 1976, ku interpretoi me shumë sukses rolin e Lelos. Nje vit me pas, 1977 spikati me rolin e Zigurit ne filmin “Njeriu me top” dhe veçanerisht shkëlqeu me atë të Tomkës në “Tomka dhe shokët e tij”, rol i cili e bëri të njohur dhe e identifikonte tek artedashësit.

Në vitin 1986 interpretoi përsëri një rol kryesor në filmin “Një jetë më shumë”, i cili do të ishte dhe roli i tij i fundit dhe shkëputija nga kinematografia shqiptare.

Shpirti i lirë dhe paksa rebel që ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi të nxjerrë krye më shumë në vitet e gjimnazit. Aq sa emri Enea Zheku do të regjistrohej pothuajse në regjistrat e të gjitha gjimnazeve të Tiranës. Sapo përjashtohej nga njëra shkollë, e dërgonin tek një tjetër, derisa do të përfundonte në shkollën e natës. Shumëkush vazhdonte ta identifikonte si Tomkën djaloshin plangprishës.

Atje në Akademi, do të ndodhte mrekullia që nuk do të zgjaste shumë. Sepse që në vitin e pare, Enea Zheku do të përjashtohej sërish nga shkolla për “sjellje të këqija”. Dënimi i parë që mori ishte vetëm për një vit shkollor. Ndërsa në vitin e dytë, një tjetër dënim që do të merrte, po për sjellje jo të mirë, do ta përjashtonte përfundimisht.

Ne vitin 1989 e mbyllin per 15 ditë ne psikiatri e më pas qëndron i mbyllur për herë të dytë rreth një muaj. Në vitin 1990 emigron në Greqi e pas disa viteve në Itali. Në ditët e para të kthimit në Tiranë, do të shkonte në Akademinë e Arteve sepse donte që ta niste aty ku edhe u shkeput vite te shkuara.

Megjithatë në vitin 2013, regjisori Besnik Bisha e afron ne stafin e serialit “Millenium”, duke luajtur një rol kryesor së bashku me aktorin e mirënjohur Ndricim Xhepa.

Të tjera

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje
Aktualitet

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua këtë të martë në Tiranë, në zonën e ish-Ekspozitës, pranë Gjykatës së Shkallës...

12:29 17/03/2026
“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt
Aktualitet

“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, sipas bindjes së saj, nuk do të mund t’i shmanget Prokurorisë...

12:20 17/03/2026
Para
Zbardhet biseda 80-minutëshe e Macron-Scholz me Putin

Zbardhet biseda 80-minutëshe e Macron-Scholz me Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

12:29 17/03/2026
“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

12:20 17/03/2026
“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

12:04 17/03/2026
Federata e Gazetarëve dënon Ramën: Dëbon gazetaren dhe sulmon median, sulm i përsëritur ndaj Ambrozia Metës

Federata e Gazetarëve dënon Ramën: Dëbon gazetaren dhe sulmon median, sulm i përsëritur ndaj Ambrozia Metës

11:35 17/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.