Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kim Mehmeti: Mbajnë zi pse nuk vranë më shumë shqiptarë?!

16:50 27/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Nga Kim Mehmeti

Sot në Serbi është ditë zie. Shtizat janë lëshuar në gjysmë shtizë dhe njerëzit janë të mërzitur.

Dhe ku ta dish, mbase nëse shkoni përtej dhembjes për terroristët e vrarë, do zbulosh se poaq sa u dhimbsen heronjtë e tyre, ata mbajnë zi edhe pse ata nuk ia dolën ta kallin Kosovën e të derdhin gjak shqiptar edhe më shumë seç u derdhë gjatë dekadave të Millosheviqit?!

Në të vërtetë që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot, Serbia është pandalë në zi dhe e mallkon Millosheviqin jo pse e përgjaku Ballkanin, por pse nuk i shfarosi boshnjakët e shqiptarët. Pra e mallkojnë pse nuk e realizoi planin e madh kishtarë ortodoksë që përfundimisht ta pastrojë Ballkanin nga shqiptarët dhe besimtarët mysliman.

Po pra, që nga çlirimi i Kosovës e këtej, Serbia bënë çmos që t’i korrigjojë gabimet e Millosheviqit: ta realizojë Serbinë e Madje me mjete paqësore, siç është për shembull ‘Ballkani i Hapur’ që me aq zell e përkrahën Kryeministri i sotëm e Shqipërisë dhe kryetari i përjetshëm i BDI-së.

Dhe zellin për ta ‘pushtuar’ Ballkanin, Serbisë ia ushqenin edhe ‘Borrelot’ e ‘Lajçkat’ të qendrave botërore, të cilët përnjëherë ia falën gjitha gjakderdhjet dhe varrezat masive me të cilat është fryrë barku i tokës së saj, dhe në vend se në burgun e Hagës, ata Vuçiqin e ulën në krye të tavolinave të konferencave paqësore.

Po, në Serbi sot është ditë zie, me çka ajo tregon se do i duhen dekada e dekada që ta kuptojë se kur edhe kishat i shndërron në kazerma vrastare ushtarake, atëherë mallkimin e ke fe, e mjerimin Zot.

Ndërkohë janë heshtur thuajse të gjithë ‘strategët’ që njëzet e katër orë rresht, gjatë shtatë ditëve të javës, e shanin dhe ofendonin Kryeministrin e Kosovës pse nuk i lëshon pe Vuçiqit dhe i çonin sinjale Serbisë se shqiptaria është aq e frikësuar sa mjafton ta sheh Radoiçiqin e armatosur që ta merr arratinë drejt Morinës!?

Për dallim nga ‘mendjendriturit’ që e shanin ditë e natë kryeministrin e Kosovës, ‘vëllezërit’ shqiptarë të Vuçiqit, pra Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Malit të Zi, pra ata që Prishtinën zyrtare e mbanin përgjegjëse për destabilizimin e Ballkanit, për herë të parë i dolën në mbrojtje Kurtit, por ashtu siç u ka hije strategëve që merren me hallet e botës e jo me ato të shqiptarisë: duke kërkuar nga ‘palët’ që sa më parë t’i kthehen dialogut dhe që sa më shpejtë të qartësohet se kush qëndron pas këtij akti që mund ta kallte tërë Ballkanin!?

Dhe përderisa Tirana zyrtare dhe Podgorica ta kuptojnë se kush i ka dërguar në Kosovë terroristët serb, duhet pranuar se duke u vëllazëruar me Vuçiqin, Kryeministri i Shqipërisë tregoi se nuk e dinte atë që e kishte të qartë kryeministri shqiptarë i Malit të Zi me mbiemër joshqiptarë: se nëse donë ta ndihmosh Serbinë, se nëse donë të bëhesh ‘hero’ serb, nuk duhet të vëllazërohesh me Vuçiqin por me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Pra Kryeministri i Shqipërisë nuk e dinte se Serbia dhe populli serb kanë vetëm një parti dhe një udhëheqës të vetëm: ajo është Kisha Ortodokse Serbe me në krye patriarhune saj.

Dhe pa marrë parasysh nëse këtë do e kuptojë ndonjëherë edhe Tirana zyrtare, ne duhet ta themi me mburrje: Kosova ishte dhe mbeti djepi i atdhetarisë dhe krenarisë sonë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del FOTO e ‘Tonit të Sukthit’

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del FOTO e 'Tonit të Sukthit'

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English