Kim e Soreca në zyrën e Tushës: Një Gjykatë Kushtetuese funksionale kusht kyç për në BE

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi Soreca, kanë zhvilluar këtë të martë një takim me kryetaren e KED-së, Vitore Tusha, e cila e mori këtë drejtim pas largimit të Ardian Dvoranit.

Soreca përmes një postimi në Twitter shkruan se një Gjykatë Kushtetuese funksionale është kusht kryesor për Bashkimin Europian si edhe për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri.

“Bashkë me ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takuam znj. Vitore Tusha, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një kusht kyç për bisedimet e anëtarësimit me BE-në dje për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri. Roli i KED për të ecur me shpejtësi në këtë proces është i rëndësishëm.

Presim një vlerësim të shpejtë për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për tre poste vakante në Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i Komisionit të Venecias është një mundësi për të rënë dakord për mënyrën sesi të ecësh përpara për të siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që është institucioni i vetëm që mund të interpretojë Kushtetutën dhe të vendosë mbi konfliktet kushtetuese. Fryma e reformës në drejtësi ka të bëjë me vetëqeverisjen dhe pavarësinë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur.

Roli i KED-së 2020 është të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë në vendimet e tij. Bashkimi Evropian qëndron krah Shqipërisë dhe të ardhmes së saj si anëtare e BE-së.“ – shkruan Soreca.”

Ndërkohë nga ana tjetër ambasadorja e SHBA-së, Kim ka theksuar se tashmë është koha për ngritjen e institucioneve të drejtësisë.

“Respekt ndaj gjykatësen Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SH.B.A mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar vettingun. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet.”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në një postim në twitter.

Shpërndaje
Share.

Komento