Këtë herë doli sheshit, cili është plani i oligarkut Samir Mane pas darkës me ministrat në Dubai?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një video e shpërndarë mbrëmjen e djeshme ku shiheshin disa anëtarë të qeverisë dhe biznesmeni Samir Mane teksa darkonin në restorantin lukson të “Nusret” në Dubai, bëri xhiron e rrjetit.

Pas daljes së kësaj videoje, rrjeti “masakroi” Ramën duke i kërkuar llogari kryeministrit të vendit se pikërisht në kohëra të vështira për vendin, me pandeminë dhe përmbytjet të cilat po dëmtojnë njerëzit, pikërisht anëtarë të qeverisë së tij gjetën kohën për të darkuar në një nga restorantet më luksoze në Dubai.

Një nga “viktimat” e preferuara të memeve pas publikimit të kësaj videoje, ishte ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Kryeministri Rama ka reaguar ditën e sotme rreth videos së publikuar, ku ka pretenduar se darka luksoze ishte paguar nga biznesmeni arab Mohamed Abbar, i cili njihet edhe si pronari i qiell-gërvishtëses më të lartë në botë, “Burja Khalifa”.

Ram u shpreh se e gjitha ishte një darkë pune, ndërsa opozita theksoi paradakosin e Shqipërisë nën ‘pushtetin’ e ujit dhe qeveritarëve që konsumojnë ushqim me fleta ari.

Në videon e publikuar shihen qartë qeveritarë shqiptarë duke konsumuar drekën në një prej restorantëve më luksozë në botë, atë të “Nusretit”.

Në pamjet e siguruara brenda restorantit, dallohet qartë ministri i Rindërtimit,  Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Ballukun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me oligarkun Samir Mane, në restorantin e njohur në Dubai.

Ajo që tingëllon më absurde, është fakti se si në një delegacion qeveritar në Dubai, merr pjesë edhe biznesmeni Samir Mane, i akuzuar shpesh herë si një oligark i cili ka “kapur” qeverinë dhe se kta të fundit bëjnë ligje e japing tendera në favor të tij.

Si mundet një oligark që ndër të tjera akuzohet edhe si shfrytëzues i mijëra punëtorëve, minatorëve, një rrënues i biznesit të vogël vendas, një shkatërrues i pasurive natyrore dhe “padron” i shumë politikanëve të jetë pjesëmarrës në delegacione qeveritare ku ka vetëm anëtarë të kabinetit të ministrave?

Përpos faktit që në kohë përmbytjesh pandemia dhe pasojave të tërmetit ku ende shumë familje nuk janë strehuar, pjesëtarët e kabinetit qeveritar darkojnë në restorantin luksoz në Dubai me oligarkun Samir Mane, i cili me lehtësinë më të madhe nga qeveria merr portet, rrugët, personin që i fallen dritat, që nuk i shkon policia në qendrën e tij tregtare për shkak të shkeljes së masave nga pandemie dhe që vet shteti i bën reklamë resortit të tij të Green Coastit!

Bëmat e oligarkut Mane dhe “qokat” e qeverisë për të!

Oligarku Samir Mane, ëshgtë pas kompanisë që do marrë administrimin e tunelit të Llogarasë pas mbarimit të ndërtimit të saj.

Në tunelin 6 kilometra, nga Orikumi në Palasë, që do mund të bëhet brenda 10 minutave, nuk do paguajnë të gjithë ata që ndalesën e kanë tek resorti i Manes.

Ndërkohë, të gjithë të tjerët, do u nënshtrohen taksës për përdorimin e tunelit.

Selektivitet i hapur ky, e mbështetur nga vetë qeveria për oligarkët që vijojnë të pasurohen.

Koncesionet e fshehura për Samir Manen të ministres Balluku për portet e jahteve

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, është vënë po ashtu në shërbim të “Balfin Group” të oligarkut Samir Mane.

Brenda disa muajve, kjo ministre ka firmosur dy kalimin e koncesioneve të fshehura, që i mundësojnë Samir Manes mbylljen e rrethit të transportit turistik detar në jug të vendit.

Paratë për rrugën e “fshatit turistik”

Duket sikur i gjithë shteti punon për Balfin Group. Më 31 dhjetor 2020, ditën e fundit të vitit, jepen mbi 16 miliardë lekë për rrugën e fshatit turistik të Zamir Manes.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (në varësinë e Ballukut) i drejtuar nga Ergys Verdho, ka zhvilluar një tender abuziv me vlerë 1 619 484 905 Lekë (një miliard e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë milion e katërqind e tetëdhjetë e katër mijë nëntëqind e pesë lekë) ndërtimit të rrugës Palasë-Dhërmi.

Tenderi është fituar nga shoqëria Gjikuria. Vlera e Ofertës Fituese është 1 562 805 184 Lekë. Në garë kanë marrë pjesë 7 konkurrentë ku tre janë skualifikuar.

Skandali me monumentet e natyrës në Rivierë, shkatërrohet ‘Delta e Palasës’ për parkimin e Samir Manes

Oligarku Samir Mane jo vetëm që po shkatërron të gjithë brigjet e detit në vendin tonë duke i betonizuar pa kriter dhe duke i zaptuar e copëtuar, por tani po varros edhe monumentet e natyrës.

Për hir të kompleksit të Samir Manes, “Green Coast”, duket se po varroset edhe një nga monumentet e natyrës më të rralla dhe më të bukura të brigjeve të Jonit, që është delta e Palasës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për llogari të “Green Coast”, po ndërton një parkim të paligjshëm privat për llogari të resortit turistik privat, vilat e të cilave i kanë blerë politikanë dhe njerëz të famshëm të jetës publike në vend, duke bërë kështu një krim të pastër natyror.

FSHZH ka zhvendosur me disa metra gjurmën e rrugës, duke e futur atë në brendësi të Deltës, pa “iu dridhur qerpiku” dhe duke shkelur haptazi ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Rezulton se firma “Gjikuria”, ajo që bëri rrugën pa leje dhe po ndërton “Green Coast”, është gjobitur për shkatërrim të Monumentit të Natyrës “Delta e Përroit të Palasës”.

TEG një bombë epidemiologjike me sahat

Tirana East Gate (TEG), qendra tregtare e Samir Manes, ndërkohë që i gjithë vendi është përfshirë nga pandemia dhen numrat e rasteve e vdekjeve nga covid-19 po shtohen çdo ditë, kjo qendër tregtare lejon grumbullimin e qytetarëve duke shtuar kështu rrezikun e lartë për shtimin e infeksionit në popullatë.

Mirëpo çështja e kësaj videoje nxorri edhe shumë pyetje më pas.

Nëse kryeministri Rama deklaroi se ishte darkë mikpritëse pune nga ana e sheikut arab Mohamed Alabbar, ku janë mikpritësit në tavolinë?

Po oligarku Samir Mane, i akuzuar edhe si “kapës” i kësaj qeverie, çfarë do në atë tavolinë ku ishin ministra të kabinetit qeveritar?

Ajo që mbetet misterioze është se përse u fshi videoja nga faqja zyrtare e instagramit të kuzhinierit të njohur Nusretit?

Nga ana tjetër edhe ish-kryeministri Sali Berisha kishte hedhur videon e darkës në Dubai. “Rastësisht” ai kishte prerë dy-sekondëshin e parë, ku del edhe pamja e Samir Manes. Ish-kryeministri Berisha dëshmoi edhe njëherë se oligarku Mane ka “zaptuar” edhe opozitën, madje edhe qeverinë paraardhëse të Ramës.

Edhe opozita belbëzon kur ra fjala te oligarku Samir Mane të cilit nuk mund as t’ia zënë emrin në gojë.

Pas “masakrimit” në rrjete sociale për shkak të videos së darkës në Dubai, pritet që ditën e hënë ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të dalin në një një konferencë për shtyp të hënën për të sqaruar gjithçka./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento