Kërkoi të bënte analizën për COVID-19, Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish-nëndrejtorit të spitalit të Sarandës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e avokatit të ish-nëndrejtorit të spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, për kryerjen e analizës për COVID-19.

GJKKO ka urdhëruar Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Burgjeve që t’i marrin tampnin.

Kjo ishte edhe arsyeja përse seanca ndaj Florenc Llanajt u shty më 15 prill.

Nëse analiza del pozitive, seanca mund të zhvillohet edhe përpara 15 prillit.

Florenc Llanaj është një nga 14 të arrestuarit për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Avokati i tij ndërkohë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

Operacioni për arrestimin e 14 personave u krye në maj të 2019-ës, ku në mesin e tyre ishte edhe Kejdi Sadushi i konsideruar si koka e grupit, i cili sapo ishte liruar nga burgu në Greqi dhe ishte rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin.

Shpërndaje
Share.

Komento