Ka reaguar edhe drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D’Souza, pas rezistencës së banorëve të Zagorisë dhe qëndrimit kundër kërkimeve për naftë të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një deklarate të shkurtër për mediat, ai është shprehur se pas studimit të kryer nga kompania në bllokun 4, SHELL nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë.
Sipas tij kjo zonë është e kategorizuar si e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar dhe për pasojë nuk do të këtë asnjë aktivitet shpimi dhe kërkimi për naftë.
“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar.”-tha ai.