Kërcënonte të hidhte veten në erë, policia e paralizon me gaz dhe e arreston

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfundon pa gjakderdhje aventura e rrezikshme në Vlorë e një të riu, i cili kërcënonte të shpërthente një bombol gazi. I riu që ishte mbyllur në një banesë dhe kërcënonte se do t’i vinte flakën një bombole gazi, është ndaluar nga policia.

Uniformat blu kanë hedhur gaz lotsjellës dhe e kanë ndaluar.

Ngjarja

Një i ri në Vlorë ishte mbyllur në një shtëpi dhe kërcënonte vetësakrifikimin. Mësohet se i riu ishte përfshirë në një sherr në një lokal dhe më pas, kur ka mbërritur policia, ishte larguar dhe më pas ishte mbyllur brenda në  shtëpinë e tij dhe kërcënonte se do t”i vinte zjarrin një bombole gazi të lidhur me derën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Isa Boletini, pranë tregut të Orizit, në Vlorë. I riu e kishte lidhur bombolën e gazit me derën e jashtme të shtëpisë së tij, ku ishte ngujuar dhe rrezikonte jetën e vet dhe të familjarëve.

Ndërkohë, ai mbante një shkrepëse në duar duke kërcënuar se do i vinte flakën.

Ndërhyrja

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur me urgjencë drejt Vlorës për të negociuar me të riun dhe për të liruar familjarët e tij.

Mësohet se Policia ishte vënë në ndjekje të personit, që ishte rrahur në një lokal të qytetit bregdetar me disa persona të tjerë. I riu i ka ikur policisë dhe është futur në shtëpinë e tij, aty ku kërcënonte familjarët.

Paraprakisht bëhet me dije se nën kërcënimin e thikës, i riu i bënte thirrje Policisë që të mos afrohej, sepse në të kundër ai do të vrasë familjarët e tij.

Siç shihet nga foto, dhjetëra efektivë qëndronin para shtëpisë së tij dhe po negocionin me të që ai të dorëzohej. Kjo kohë i duhej policisë që të afrohej dhe të hidhte me saktësi bombën me gaz nervoparalizues.

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento