Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kërcënoi Ramën”/ Berisha: 21 urdhër-arreste për Veliajn dhe vëllain s’u ekzekutuan

16:14 08/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një deklarate për mediat, ka denoncuar skandalin e tërheqjes së 21 urdhër arresteve të firmosur nga SPAK, por që ngelën të pa ekzekutuar. Në deklaratën e tij, Berisha thotë se, me 26 qershor ishin firmosur urdhër ndalimet për Erion Veliajn dhe vëllain e tij, si dhe persona të tjerë, por ato u anuluan sepse Veliaj kërcënoi Edi Ramën me mesazhe për kontot e parave të djegësave.

Deklarata e Berishës:

Jam sot këtu për të denoncuar një ngjarje e cila nuk është regjistruar kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar. Me datën 26 qershor, mediat pranë qeverisë, por dhe media të tjera informuan publikun se Skrapi i partisë me Dumanin, kishin firmosur 21 mandate arresti, ndër të cilët Erion Veliaj dhe vëllain e tij. Por gjer sot me datën 8 korrik, nga këto mandate arresti, rezulton se nuk është arrestuar asnjë njeri. Rezulton një skandal të paparë ndonjëherë, që ato u gëlltitën nga ata që i firmosën. Ky akt, i paprecedentë është dëshmi flagrante se, Altin Dumani dhe Skrapi i partisë, nuk janë gjë tjetër veç se vegla të verbëta në duart e Edi Ramës.

Ky akt dëshmon kontrollin e plotë të Edi Ramës mbi Skrapin e partisë. Ky akt fakton se në Skrapin e partisë asgjë nuk mund të lëvizë pa firmën përfundimtare të Edi Ramës. Normale që çdo qytetar shtron pyetjen, si ndodhi një akt i tillë? A lëshoi urdhër arresti, apo kufizim të lëvizjeve për Erion Velian dhe vëllain e tij, Altin Dumani, pa miratimin paraprak të Edi Ramës. Jo, ju garantoj se ai këtë akt e bëri me miratimin e plotë paraprak të Edi Ramës. Por ishte Erion Veliaj me mesazhet drithëruese që i dërgoi, ai që palosi Edi Ramën, duke i rikujtuar të gjithë kontot e fshehta bankare për paratë e djegësit të Tiranës.

Duke i rikujtuar të gjithë gjobat e tmerrshme që ai vendos për çdo kullë dhe ndërtesë, prej 30 për qind. Duke i rikujtuar se për të vjelur këto ryshfete dhe gjoba, ai ka shkelur kushtetutën dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kompetencën e lejeve të ndërtimit në territorin e një bashkie ja njohin të drejtë ekskluzive Këshillit të Territorit të asaj bashkie.

Pra, ishte jo mëshira e Edi Ramës, por frika dhe tmerri që kishte nga denoncimet që do të bënte Erion Veliaj, që dinte shumë më tepër se sa Arben Ahmetaj për aferën e djegësit të Tiranës, vjedhjes së shekullit dhe për aferat e tjera për Edi Ramën, që detyroi Zamanin e partisë të gëlltisë 21 mandate, ti shndërrojë ato në kallp mandate. T’u faktojë shqiptarëve se ai nuk është asnjë gjë tjetër veç se një shërbëtor i përulur, i marrë peng për aferat e tij nga Edi Rama dhe klani i tij i qeverisë. Në 11 korrik të gjithë në shesh, pa drejtësi të pavarur nuk ka liri.

Etiketa: erion veliajSali Berisha

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
SPAK nis hetimet për fshehje pasurie ndaj deputetit të PD-së, Asllan Dogjani

SPAK nis hetimet për fshehje pasurie ndaj deputetit të PD-së, Asllan Dogjani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.