Shefja e Infektivit, Najda Çomo prej disa ditësh ka marrë disa telefonata kërcënuese në telefon. Çomo e ka çuar çështjen në polici dhe po trajtohet në komisariatin nr4.
Bëhet fjalë për një 32 vjeçare nga Berati me iniciale M.C., e cila prej datës 28 janar ka shqëtësuar vazhdimisht mjeken me telefonata të shumta për motive të dobta.
E gjithë historia nisi me familjes e të akuzuarës, e cila ishte prekur me virus dhe Çomo ishte marrë me trajtimin.
Vajza kishte vijuar me telefonatat ndaj shefes së infektivit, ndërkohë që e telefononte rreth 20 herë në ditë. Duke parë se vajza nga Berati nuk hiqte dorë nga telefonatat dhe vijonte të shqetësonte mjeken, kjo e fundit kishte referuar rastin në polici.
Ky shqetësim ka ardhur pasi Najada Çomo prej kohësh tashmë drejton stafin e Covid 1, ku trajtohen të infektuarit me coronavirus.
Sa i përket shkeljes së kryer nga 32 vjeçarja, telefonatat keqdashëse përmbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.
“Më datë 15.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. Ç., (S), 32 vjeçe, banuese në Berat, sepse prej datës 28.01.2021 dhe në vazhdim, ka shqetësuar me telefonata të shumta, shtetasen N. Ç”, thote policia.