Keqkuptime?/ Vuçiç sqaron se çfarë ndodhi gjatë Samitit të Brdo-Brijunit me Metën dhe Thaçin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fotoja që ka bërë xhiro në media ku Vuçiç ka qenë duke u larguar, mesa duket ka qenë një keqkuptim dhe asgjë në tepër.

Në foto duket sikur presidenti serb duket sikur është larguar në momentin që do zhvillohej foto më presidentin shqiptar gjatë Samitit të Brdo-Brijunit, ku të pranishëm kanë qenë edhe presidentja e Kroacisë, Kitarovic dhe presidenti slloven, Pahor.

Në një komunikim me mediat serbe ka qenë vet Vuçiç që ka thënë se nuk është ashtu siç duket.

“Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me Kolindën, Pahorin dhe Metën, por ajo nuk ishte diçka zyrtare” – tha Vuçiç.

Ndërsa për shtrëngimisht e duarve me presidentin kosovar Hashim Thaçi, Vuçiç ka thënë se ka qenë një shtrëngim miqësor dhe kaq.

“Nëse tani po merreni se ishte një shtrëngim duarsh i ftohtë, apo nuk e di. Merreni si të doni. Ishte një takim në një bufe ku kishte edhe çaj të ngrohtë” – e ka mbyllur Vuçiç.

Shpërndaje
Share.

Komento