“Kemi qenë të ashpër me shtresat e dobëta”, Olsian Çela prezanton platformën e tij në KLP

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas Markut dhe Memçajt, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar ditën e sotme edhe Olsian Çelën, i cili gjithashtu është në garë për postin e Kryeprokurorit.

Ai është shprehur se ligji dhe morali shkojnë përherë bashkë.

Më tej Çela pohoi se politikat penale kanë qenë të ashpra me shtresat e dobëta.

Sipas tij,  kjo ka shkaktuar probleme të thella sociale dhe përgatit breza që janë fidanishte krimi.

Ndër të tjera Çela ka shtuar, se ligjet penale nuk duhet të cënojnë familjen.

“Këto problematika nuk i shoh vetëm brenda Prokurorisë, por më gjerë, në tërësinë e përgjigjeve që ka shteti ndaj kriminalitetit. Do të doja të ngriheshin probleme nga kushdo, të thonë pse kriminaliteti është në rritje, pse s’kanë efekt masat që ne marrim.  Problemet shtrihen përtej se gjykata e prokuroria. Unë dëgjoj vetëm ashpërsim dënimesh, po ai  i kemi krahasuar ato me vendet e BE? Na kanë dhënë këto masa rezultatet e pritura, a mendohet që këto masa ekstreme cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen.A mendojmë që ai njeriu që ka shkuar në burg, ka punë, familje fëmijë që mbeten pa mbështetje. si do jetojnë, cdo bëjnë për të dënuar. Ligjet penale nuk duhet te cënojnë familjen. Me keqardhje më duhet të pranoj se të ashpër kemi qenë me shtresat e dobëta,por kështu thellojmë problemet sociale, përgatisim breza të rinj që nesër janë fidanishte krimi. Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri jo vetëm masë të ashpër, vete kodi të lejon të zbatosh si duhet, mos jemi ekstrem, ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. efektet parandaluese, sa na kanë ndihmuar. Ligji dhe morali duhet të shkojnë përherë bashkë dhe kjo më pas pasqyrohet në mënyrën se si prokurori përgjithshëm ndërvepron me institucionet e tjera”, tha Çela.

Shpërndaje
Share.

Komento