Skip to content
Politikë

Këlliçi në SPAK për dosjen “5D”/ Zbardhet kërkesat e tij

· 1 min lexim

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK për dosjen “5D”, ku u thërrit si person në dijeni dhe si kallëzues.

Në një intervistë pas takimit, ai deklaroi se për rreth dy orë ka diskutuar me një oficer të BKH-së mbi çështjen, duke bërë disa kërkesa kyçe për hetimin.

Këlliçi ka kërkuar që drejtorët e Bashkisë së Tiranës të trajtohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe që të merret në pyetje shtetasja Jona Bejko, e cila, sipas tij, ka përmendur emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj në kontekstin e përfitimeve financiare nga një hotel luksoz.

“Kam kërkuar të ndiqet rrjedha e parasë dhe të hetohet dëmi financiar që i është shkaktuar buxhetit të shtetit. Gjithashtu, kam kërkuar konfiskimin dhe kthimin e aseteve të përfituara nga zyrtarët e përfshirë në këtë skemë,” u shpreh Këlliçi.

Ai theksoi se disa çështje mbeten sekret hetimor, por shtoi se SPAK duhet të zbardhë rolin e zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës në këtë skandal.