Kavajë/ Kapet 26-vjeçari, plagosi me armë pronarin e një furre buke

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 60-vjeçar nga Kavaja ka mbetur i plagosur me armë zjarri rreth orës 05:00 të mëngjesit në ambientet e një furre buke.

Mësohet se ai që e ka sulmuar është një 26-vjeçar me inicialet S.T.

Për momentin shtetasi E. K., 60 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.

Por menjëherë pas krimit autori është arrestuar nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë.

Shpërndaje
Share.

Komento