Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Katër projektet që do të financojë deri më 2027, por BE ka këto kushte për Shqipërinë…

23:37 16/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime kryesore që nga transporti rrugor deri tek mjedisi dhe synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit.

I konsideruar si “IPA tre”, plani i ri ekonomi do të shtrihet për zbatim gjatë vitit 2021 -2027. Investimet e parashikuara nga BE kushtojnë rreth 20 miliardë euro, por BE do të akordojë vetëm 9 miliardë euro, ndërsa të tjerat do të sigurohen nga burime të tjera.

Por sipas njoftimit zyrtar të BE-së, investimet do të jenë të qëndrueshme vetëm nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor përshpejtojnë reformat, duke përfshirë fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Projektet

Sipas planit të ri të BE-se, projektet që do të financohen janë linja hekurudhore që lidh kryeqytetet e Tiranës dhe Podgoricës, që nis nga porti i Durrësit. Ky është vlerësuar nga BE një projekt me rëndësi për Rajonin dhe parashikon rehabilitimin e 120 km të linjës hekurudhore nga Shqipëria drejt kufirit me Malin e Zi.

BE kërkon të ndërmerren hapa konkretë për të përfunduar Autostradën Adriatiko-Joniane, që nis përgjatë bregdetit nga Kroacia deri në Greqi. Për ta bërë funksionale ketë autostradë baypassi i Tiranës dhe dy seksione të qendrës së Shqipërisë duhen të përfundojnë.

Paketa e re e BE kërkon rehabilitimin e HEC Fierza në Shqipëri dhe të përfundojë edhe ndërtimi i Hidrocentralit Skavica, në mënyrë që të rritet potenciali për të rritur eksportin e pastër të energjisë elektrike.

BE do të mbështesë si pjesë të gazsjellësit Trans Adriatik, ndërtimin e gazsjellësit Fier-Vlorë në Shqipëri dhe linjën Jon-Adriatik përgjatë bregdetit për një diversifikim më të madh të burimeve të furnizimit me gaz në Ballkanin Perëndimor, Rajoni dhe më gjerë.

BE kërkon të vendosen sisteme të integruara rajonale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Agjenda e Gjelbër

Paralelisht me planin e investimeve Ekonomike për të mbështetur rajonin, Komisioni ka paraqitur udhëzimet për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, që pritet të miratohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje në nëntor 2020. Ai parashikon veprime ne pesë shtylla.

Këto janë, axhenda e klimës, duke përfshirë dekarbonizimin, energjinë dhe ekonominë qarkulluese (adresimin e mbetjeve, riciklimin, prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve), biodiversitetin, me qëllim mbrojtjen dhe rivendosjen e pasurisë natyrore në Rajon, uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe krijimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit në zonat rurale.

Dixhitalizimi do të jetë një mundësues kryesor për pesë shtyllat e mësipërme në përputhje me konceptin e tranzicionit të dyfishtë të gjelbër dhe dixhital.

/GazetaReforma.com/

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BEfinancimkushteprojekteShqiperia

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Kosovë/ Autostrada Prishtinë-Merdarë nis në pranverë, ja sa milionë do të jetë kostoja

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English