Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Katër koncesionet dhe tenderat e MSH që po e mbysin spitalin publik

22:29 28/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Njerëzit nuk kanë besim tek spitalet publike, megjithë garancitë që jepen publikisht nga ministrja e Shëndetësisë dhe Kryeministri. Në spitale mungojnë gjërat e domosdoshme dhe pacientët detyrohen t’i blejnë vetë, sidomos ilaçet e shtrenjta. Shkaku janë koncesionet dhe tenderët që nuk e lejojnë spitalin të jetë publik.

Koncesionet

Nga viti 2015, kur filloi për herë të parë zbatimi i kontratave të Partneritetit Publik-Privat (PPP) në shëndetësi, deri në maj të 2020-s, buxheti i shtetit ka paguar gjithsej rreth 12.2 miliardë lekë (gati 100 milionë euro) për tre koncesionet e shëndetësisë.

Niveli më i lartë i financimit u arrit në 2019-n, me 3.8 miliardë lekë, ose rreth 31 milionë euro. Për 2020-n, pas pandemisë, financat e kanë rishikuar buxhetin me ulje dhe pagesat totale parashikohen në total 2.8 miliardë lekë, ose 25% më pak se në 2019-n. Në pjesën e dytë të këtij viti filloi zbatimi i koncesionit të katërt, atij të laboratorëve, për të cilin janë parashikuar 400 milionë lekë.

Katër koncesionet, check-up (nga 2015-a), sterilizimi, dializa (nga 2016) dhe së fundmi laboratorët, janë parashikuar për një periudhë 10-vjeçare për një shumë totale prej 45.5 miliardë lekësh, ose rreth 370 milionë euro.

“Tenderat të mos i bëj ministria!”

Artan Koni, ndër të paktët mjekë që ka bërë denoncime apo kritika në nivele të larta ndaj spitalit QSUT, por dhe deri të Ministria e Shëndetësisë.

Koni është mjeku që ka denoncuar më herët koncesionin e sterilizimit. Sot ai foli në kuadër të prezantimit të programit të nismës “Thurje”, ku kërkoi decentralizmin e shëndetësisë. Tenderat të bëhen nga vetë spitali dhe jo Ministria e Shëndetësisë.

“Besoj e dini të gjithë që në spitalet shtetërore mungojnë ilaçet, aparaturat moderne, shtretërit. Sot jemi vendi me numër shtretërish më të ulët në Europë. Shkaku kryesor është centralizimi i shëndetësisë shqiptare. Tenderat bëhen nga Ministria. Spitalet dërgojnë kërkesën te MSH, Ministria e Shëndetësisë bën tenderin dhe dërgohen specifikat. Në praktikë, nëse spitali kërkon ‘x’ sasi ilaçesh, MSH dërgon ‘y’, një sasi më të vogël, dhe me cilësi më të ulët. Ne tani duam të bëjmë decentralizimin. Që spitalet të vetëmenaxhohen. Tenderat të mos i bëjë MSH, por t’i bëjë vetë spitali. Do t’i menaxhojë në mënyrë të suksesshme paratë, dhe tepricat do t’i përdorë për të përmirësuar kushtet spitalore për pacientët. Paratë mund të merren nga i gjithë lumi i lekëve që ne paguajmë për shëndetësinë”, tha Koni.

Rimbursimi i antiviraleve

Ndërkaq, një ditë më parë, në një postim në rrjetet sociale ai ngre shqetësimin për mos rimbursimin e antiviraleve.  “Shtohen fondet për rimbursimin e ilaçeve për pacientët me COVID…por jo tani, vitin tjetër. I kërkoj virusit të respektojë vendimet e qeverise dhe ta shtojë virulencën në përputhje me projektbuxhetin e 2021-shit”., shkrun me ironi Koni.

Personalisht, thotë ai, -kam 8 muaj që propozoj implementimin e ilaçeve antivirale në protokollet e kurimit, por anëtaret e Komitetit Teknik nuk kanë pasur të njëjtin mendim. “Kemi pasur disa herë debate nëpër studio televizive, por ata nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre. Më bëhet qejfi që relatori Anastas Angjeli përmendi përfshirjen e ilaçeve antivirale në skemën e rimbursimit”, deklaron mjeku Koni.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: koncensionspitaltender

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Aktorja e njohur ndan lajmin e shtatzënisë në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.