Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar në zonën industriale të Cavriago, i kapur me 1 kg kokainë. Arrestimi erdhi pas kontrolleve të shtuara në zonë për shkak të vjedhjeve të shpeshta. Policia vuri re një makinë që lëvizte dyshimtë, me ndalesa të shkurtra pranë makinave të tjera. Pas urdhrit për ndalim, shoferi tentoi të ikë por u bllokua nga një ekuipazh tjetër. Në makinë u gjet një pako me kokainë dhe në portofolin e shoferit u gjetën 705 euro. Ai, i njohur më parë për trafik droge, u arrestua për posedim të kokainës me qëllim trafikimi.
SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...








