Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar në zonën industriale të Cavriago, i kapur me 1 kg kokainë. Arrestimi erdhi pas kontrolleve të shtuara në zonë për shkak të vjedhjeve të shpeshta. Policia vuri re një makinë që lëvizte dyshimtë, me ndalesa të shkurtra pranë makinave të tjera. Pas urdhrit për ndalim, shoferi tentoi të ikë por u bllokua nga një ekuipazh tjetër. Në makinë u gjet një pako me kokainë dhe në portofolin e shoferit u gjetën 705 euro. Ai, i njohur më parë për trafik droge, u arrestua për posedim të kokainës me qëllim trafikimi.
Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor
Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Presidentin e ri brenda afatit kushtetues....








