Kapet 1.3 ton kokainë në Greqi, në mesin e të arrestuarve edhe shqiptarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet greke kanë sekuestruar 1.3 ton kokainë pranë Patras.

Operacioni u krye në koordinim me DEA-n.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar 5 persona.

Mediat greke shkruajnë, se kokaina ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi me qira, në fshatin Astakos.

Gjithashtu theksohet se disa nga të arrestuarit janë shqiptare.

Ende nuk ka të dhëna për vendin nga është nisur droga dhe destinacionin final.

Aktualisht po vijon puna për arrestimin e trafikantëve të tjerë të përfshirë.

Shpërndaje
Share.

Komento