Skip to content
Të Gjitha

Kandidatë për zgjedhjet lokalet, lirohen nga detyra dy prefektë

· 1 min lexim

Prefekti i Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe ai i Elbasanit, Gledian Llatja janë liruar nga detyra pasi të dy garojnë për kryetar Bashkie në qytetet përkatëse

Ata janë liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.

Llatja u lirua nga detyra, pas kandidimit nga Rama për kryetar të Bashkisë së Elbasanit. Ndërkaq, Pjetri po ashtu është liruar nga detyra për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë Shkodër. Qeveria shqiptare, me anë të një vendimi të marrë sot, ka emëruar prefekt të Shkodrës në vend të Pjetrit, Çesk Milljan.