- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKampionati Botëror, FIFA njofton ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike në stadiume

Kampionati Botëror, FIFA njofton ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike në stadiume

- Reklamë -spot_img

Dy ditë para fillimit të Kampionatit Botëror në Katar, është ndaluar shitja e pijeve alkoolike në tetë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet futbollistike. Birra pa alkool do të jetë ende në dispozicion për tifozët në 64 ndeshjet që pritet të luhen në kuadër të kampionatit. Shampanjë, verë, uiski dhe lloje të tjera të alkoolit pritet të shërbehen në zonat luksoze të mikpritjes së stadiumeve.

Pijet alkoolike nuk do të shitet në stadiumet e Kupës së Botës në Katar, tha në një deklaratë të premten organi qeverisës botëror i futbollit FIFA.

Njoftimi vjen dy ditë para fillimit të Kampionatit, i pari që do të mbahet në një vend konservator mysliman me kontrolle të rrepta mbi alkoolin.

“Pas diskutimeve mes autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të lejuar shitjen e pijeve alkoolike vetëm në zona të posaçme të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumit të Kupës së Botës”, tha një zëdhënës i FIFA-s përmes një deklarate.

Para këtij vendimi, Kompania “Budweiser”, një nga sponsorët kryesor të Kupës së Botës, ishte lejuar të shiste birrë alkoolike brenda perimetrit të biletave që rrethonte secilin nga tetë stadiumet, tre orë para dhe një orë pas çdo ndeshje.

Ndryshimi vjen pas negociatave afatgjata midis presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, kompanisë “Budweiser”, dhe drejtuesve nga Komiteti Suprem i Katarit i cili po organizon Kupën e Botës, i tha agjencisë Reuters një burim në kushte të anonimitetit.

“Një numër më i madh tifozash po marrin pjesë nga e gjithë Lindja e Mesme dhe Azia Jugore, ku alkooli nuk luan një rol aq të madh”, tha burimi i Reutersit.

“Budweiser” dhe organizatori i Kupës së Botës nuk iu përgjigjën kërkesës së Reutersit për koment.

Megjithëse nuk është një shtet ku alkooli është tërësisht i ndaluar si në Arabinë Saudite fqinje, konsumimi i alkoolit në vende publike është i paligjshëm në Katar.

Vizitorët nuk mund të sjellin alkool në Katar, madje edhe nga seksioni pa taksa të aeroportit, dhe shumica nuk kualifikohen të blejnë alkool as në dyqanin e vetëm të pijeve alkoolike në vend. Alkooli shitet në bare në disa hotele, ku gjysmë litër birrë kushton rreth 15 dollarë./VOA

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj