Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kampet në Lezhë ende mbyllur, por “toka e ëndërruar” për policët italianë

22:33 02/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Kampet e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës, vijojnë ende të mos jenë gati. Prej muajsh thuhet se punimet për qendrën pritëse në portin e Shëngjinit po shkojnë drejt fundit, por deri tani asgjë nuk ka përfunduar, ndërkohë që qeveria përtej Adriatikut, sa herë që vihet në vështirësi dhe i duhet t’i përgjigjet interesit të publikut, përgjigjet duke u shprehur: “Mungon edhe shumë pak” ose në rastin tjetër “Po kryhen kontrollet e fundit” etj etj. Tashmë prej disa javësh në Lezhë ka mbërritur edhe policia italiane, të cilët do të dislokohen në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve. I fundit që ka reaguar në lidhje me këtë çështje ka qenë ministri Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi i cili është shprehur se në Tetor këto qendra do të jenë gati. E ndërkohë që tashmë jemi në muajin tetor, sërish asgjë nuk duket në horizont. Mediat italiane, së fundmi kanë nisur të shikojnë edhe me më shumë dyshim zhvillimet e qeverisë Meloni, në lidhje me këtë çështje. “La Republica” së fundmi i ka dedikuar një shkrim kësaj çështjeje, duke u përqëndruar në disa pika kyçe. Mbi të gjitha, procesi i transferimit të emigrantëve nga Italia drejt Shëngjinit, menjëherë të ngjallë dyshime. Kjo sa i përket mënyrës se si ata do të transportohen drejt Shqipërisë, me çfarë dhe kush e ka marr përsipër këtë detyre. Sipas medias italiane, për këtë rast nuk u hap asnjë tender që kompanitë e ndryshme të shprehnin interes dhe të jepnin oferta për të bërë transportimin e emigrantëve në brigjet shqiptare, me shpenzimet e vlerësuara deri në 1.5 milionë për vetëm 90 ditë.

Mungesa e një gare solli për rrjedhojë që asnjë anije private, asnjë një ide e paparashikuar nga kushtet e marrëveshjes nuk flet për mundësin e përdorjes së  anijeve ushtarake italiane si një mjet për të transportuar emigrantë.

Gjithçka ka ngrirë!

Në Ministrinë e Brendshme nuk japin më data. E lodhur duke u përgjigjur, që nga maji me: “çështje disa javësh. Por shtatori tashmë ka përfunduar dhe projekti për Shqipërinë nuk ka nisur ende. Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi ende shpreson t’u paraqitet kolegëve të G7-ës të thirrur në 2 tetor në Mirabella Imbaccari, për të folur mbi të gjitha për strategjitë për të luftuar trafikimin e emigrantëve, me dyert e pikës së nxehtë të Shëngjinit dhe qendrën e paraburgimit për aplikantët në Gjader të hapura përfundimisht.

Radhë të gjata për të shkuar në Shqipëri

Një çështje mjaft interesante që ngre “La Republica”, është ajo e forcave të rendit, që do të kujdesen për sigurinë e kampeve të refugjatëve në Lezhë.

Në pritje të dritës jeshile për kampet, në Itali ka një radhë për të shkuar në Shqipëri. Policia, karabinierët, oficerët e burgjeve, janë në garë për misionin e artë i cili tashmë i kushton buxhetit të shtetit shuma të kota por të konsiderueshme që prej muajit qershor. Rreth 30,000 euro në ditë, 900,000 euro në muaj.

Mijëra kërkesa janë marrë tashmë nga organet e ndryshme të përfshira në përzgjedhjen e rojeve të cilët kërkojnë të bëjnë të paktën një turn në Shqipëri: 100 euro mision në ditë plus ushqim dhe akomodim, për momentin për të vëzhguar strukturat boshe dhe në të ardhmen për të mbajtur nën vëzhgim emigrantët në qendrën e paraburgimit ose, nëse dikush përfundon atje, në burgun e vogël me 24 vende ku do t’u garantohet trajtimi që asnjë burg italian nuk ka: 3 roje burgu për çdo të burgosur për një proporcion që në ferrin e burgjeve italiane përmbyset, një polic për çdo tre të burgosur.

Ato që kanë nisur, dhe jo pa protesta dhe rezerva, janë ato që ministri i Brendshëm Piantedosi i cilëson si provat e zbatimit të procedurave të përshpejtuara kufitare, të cilat më pas do të duhet të zbatohen plotësisht në qendrat e Shqipërisë që mbeten një mirazh.

Me datën e hapjes që vijon ende të zvarritet, dhe me refugjatët e parë që ende pritet të vijnë, duket se Lezha me dy kampet, në Shëngjin dhe Gjadër, është kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave përtej Adriatikut dhe në të njëjtën kohë në ‘tokën e premtuar’ për policët karabinierët apo oficerët e burgjeve në Itali.

 

Etiketa: ItaliKampetlezhemediatqeveriareformaeditorial

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para
Champions/ Dështojnë Reali e Bayerni, Juventus ia del ndaj Leipzig

Champions/ Dështojnë Reali e Bayerni, Juventus ia del ndaj Leipzig

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.