Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kam ilaç kundër COVID-19”, arrestohet në Lezhë mjeku popullor dhe nipi i tij, zbulohet skema sesi mashtronin qytetarët në ‘Facebook’

20:01 14/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme janë vënë në pranga  dy persona të cilët bënin thirrje në Facebook se kishin prodhuar një ilaç që shërnonte COVID-19 dhe tentonin t’ua shisnin qytetarëve. Ka qenë policia e Lezhës ajo që ka njoftuar se në  kuadër të operacionit “Kuruesi i rremë” janë vënë arrestuar Frederik Frroku, 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi Henri Frroku, 30 vjeç, banues në Mamurras.

Sipas policisë dy qytetarët prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19.

Frederik Frroku 57 vjeç,  pasi bënte prodhimin e  medikamenteve  për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, ia jepte  nipit të tij i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”.

Operacioni nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Lezhë.

Prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, vihen në pranga nga Policia dy shtetas.

Sekuestrohet baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kishin marrë njoftim se një shtetas që pretendonte se ishte mjek kishte arritur të prodhonte një ilaç që shërbente për t’u shëruar nga COVID-19.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u regjistrua procedimi penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Mashtrimi” dhe pas dy muaj hetimesh u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që kryente këtë veprimtari kriminale të rrezikshme në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F. F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F. F. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Shtetasi F. F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H. F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Në banesën e shtetasit F. F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2803372699949083/?vh=e

Të tjera

Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë kanë emigruar, alarmon BERZH
Aktualitet

Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë kanë emigruar, alarmon BERZH

Raporti i Tranzicionit 2025-26 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim me titull “Një botë e vjetër, por më e...

10:51 27/01/2026
“Vrasjet e 21 janarit u kryen me urdhër” Artan Hoxha dorëzon kasetën origjinale në SPAK
Aktualitet

“Vrasjet e 21 janarit u kryen me urdhër” Artan Hoxha dorëzon kasetën origjinale në SPAK

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur sot në SPAK, ku ka dorëzuar kasetën origjinale me audioregjistrimin që sipas tij provon se...

15:12 26/01/2026
Para

“Hapja e listave, lajm entuziast që mund të ndihmojë edhe Opozitën”, Hajdari flet pas ndryshimeve kushtetuese dhe krijimin e një partie të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë kanë emigruar, alarmon BERZH

Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë kanë emigruar, alarmon BERZH

10:51 27/01/2026
“Vrasjet e 21 janarit u kryen me urdhër” Artan Hoxha dorëzon kasetën origjinale në SPAK

“Vrasjet e 21 janarit u kryen me urdhër” Artan Hoxha dorëzon kasetën origjinale në SPAK

15:12 26/01/2026
Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

15:08 26/01/2026
Vrasja e Jani Aliajt në Greqi merr kthesë, dyshohet autor tjetër i krimit

Vrasja e Jani Aliajt në Greqi merr kthesë, dyshohet autor tjetër i krimit

15:04 26/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.