Skip to content
Të Gjitha

“Kam dy fëmijë në shkollë publike”, gjyqtari i Apelit të Tiranës përlotet para KPK

· 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Artur Kalaja.

Ky i fundit doli i pastër në të tre kriteret e vlerësimi, si pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësia profesionale.

Në një moment gjatë seancës, KPK ngriti pikëpyetje mbi një kontratë sipërmarrje të baskëshortes së tij dhe përfitimin e 24 milion lekëve të babait të tij në AKPP.

“Tirana Post” shkruan, se në këtë moment gjyqtari u përlot dhe tha:

“S’kam pasuri të paluajtshme, kam vetëm dy mjete. Kam dy fëmijë në shkollë publike”.

Artur Kalaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000.

Fillimisht ka punuar në Gjykatën e Elbasanit.

Në vitin 2006 ai emërohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe sot.