“Kam ardhur për arsye humanitare”, Lleshaj bën gafën për riatdhesimin e të miturve nga Siria

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një delegacion shqiptar i udhëhequr nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtues të anti-terrorit shqiptar ndodhen prej ditës së djeshme në Liban ku po zhvillojnë takime me zyrtarë të sigurisë për rikthimin në Shqipëri të grave dhe fëmijëve që kanë mbetur në kampin e Al-Holit.

Në një lidhje me skype në emisionin “Open” ministri Lleshaj është përfshirë në një debat me ish-deputetin e PD-së Agron Shehaj, i cili e akuzoi ministrin se për më shumë se një vit nuk kishin bërë asgjë për t’i rikthyer në Shqipëri.

Akuzat e Shehajt kanë nervozuar ministrin, i cili u shpreh hapur se nuk e kishte për detyrim ligjor kthimin e të miturve në Shqipëri.

Unë erdha për humanizëm këtu, nuk e kam fare për detyrim ligjor,”-tha Lleshaj, megjithatë e kapi në kohë “gafën” duke shtuar se përveçse detyrim human, kishte shkuar në Liban edhe si ministër i Brendshëm.

SHERRI NË STUDIO:

Lleshaj: Çdo diskutim politik çdo tentativë është tendencë për t’i dhënë nuancë toksike. Mundohu të jesh më relaist dhe jo kaq cinik.

Shehaj: E keni detyrim ligjor, kjo është arsyeja, shteti shqiptar e ka për detyrë t’i sjellë këtu, është skandal.

Lleshaj: Kam ardhur për arsye humanitare kam ardhur këtu.

Shehaj: Ju s’po bëni asnjë nder, e keni për detyrë të shkoni.

Lleshaj: Nuk më intimidon mua unë kam ardhur këtu se e ndjej përgjegjësi. Aty janë 70 mijë veta nga vende të botës dhe shumë vende të zhvilluara që se kanë bërë që t’i kthejnë. Është për të ardhur keq, unë e kam pritur Alvin Berishën e kemi dorëzuar në ambasadën e italisë. Nuk kam ardhur për të marrë kredite, s’ kam bërë asnjë njoftim publik. S’kam ardhur Për zhurmë e show. Po bëj maksimumin, se di se si do të jetë rezultati. Thjesht di që po bëjmë maksimumin, se ku do të shkojmë një zot e di.

Shpërndaje
Share.

Komento