Kalon në Kuvend projektligji për amnistinë, pritet lirimi i 700 të dënuarve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë Kuvendit.

Në total nga amnistia pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar.

Nga amnistia do të përfitojnë meshkujt e dënuar me 2 vite burg me vendim të formës së prerë, si dhe femrat e të miturit të dënuar me 3 vite burgim.

“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në pr/ligj.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj para Komisionit, u shpreh se 50% e grave dhe të miturve do të përfitojnë nga amnistia.

Nuk përfitojnë nga amnistia të dënuarit me burgim të përjetshëm, të dënuar për dhunë në familje, përsëritësit, dhe të dënuarit për krime seksuale dhe korrupsion.

Shpërndaje
Share.

Komento