Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kalojnë edhe periudhën para pandemisë, dëmet nga aksidentet janë të larta

18:18 29/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Viti që po mbyllet ka sjellë një rritje të lartë të dëmeve nga aksidentet rrugore të paguara nga kompanitë e sigurimit.

Për 11-mujorin 2021, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 2.5 miliardë lekë ,ose gati 21 milionë euro dëme nga sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë e brendshme ndaj palëve të treta (MTPL).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dëmet janë rritur me 37%. Madje, dëmet janë rritur ndjeshëm edhe krahasuar me vitin 2019, me 22% më shumë.

Rritja e këtij viti e ka kthyer produktin MTPL në krye të renditjes së dëmeve, me pothuajse 46% të totalit. Vitin e kaluar, pesha e këtij produkti në strukturën e dëmeve pësoi një rënie të ndjeshme, e shkaktuar nga pakësimi i dëmeve për shkak të kufizimeve të lëvizjes, por edhe nga rritja e lartë e dëmeve në klasën e fatkeqësive natyrore.

Të dhënat e Instat treguan se për 11-mujorin 2021 numri i aksidenteve rrugore u rrit me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbyllja dhe kufizimet drastike që u aplikuan vitin e kaluar për të kufizuar përhapjen e pandemisë bënë që përkohësisht edhe aksidentet të pakësoheshin, por kthimi në normalitet solli rritje të ndjeshme të tyre.

Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që hyri në fuqi në korrik 2021, parashikon rritje graduale të limitit të përgjegjësive për kompanitë e sigurimit. Rritja e limitit të përgjegjësive, shoqëruar edhe me shtimin e dëmeve, pritet të sjellë një shtrenjtim të tarifave të sigurimit të detyrueshëm gjatë vitit të ardhshëm. Në fillim të vitit të ardhshëm gjithashtu do të hyjnë në fuqi edhe nivelet tavan të komisioneve të shitjes që kompanitë mund të japin për këto sigurime. Nga 1 janari, këto komisione nuk mund të jenë më të larta se 20%.

Vendosja e tavanit mbi komisionet do të ngushtojë hapësirat për të konkurruar me çmime mes kompanive. Kjo do të bëjë që uljet e ofruara nga tarifa zyrtare ose nga primi i shkruar bruto të jenë më të vogla dhe nënkupton se drejtuesit e mjeteve pritet të paguajnë më shumë për sigurimin TPL.

Në total, kompanitë e sigurimeve këtë vit po paguajnë më pak dëme, në rënie me 12.7% krahasuar me 11-mujorin 2020. Kjo lidhet kryesisht me rritjen e konsiderueshme të dëmeve që shkaktoi tërmeti në bilancin e vitit të kaluar. Po ta krahasojmë 11-mujorin 2021 me të të njëjtën periudhë të vitit 2019, para pandemisë, dëmet rezultojnë në rritje me 14.7%.

Një efekt të kundërt pandemia ka dhënë në tregun e sigurimit të jetës. Shtimi i vdekjeve ka sjellë një rritje të dëmeve të paguara bruto me më shumë se 41%. Nëse përjashtojmë sigurimin e katastrofave, shumica e klasave të tjera kanë shënuar rritje të dëmeve gjatë këtij viti, duke reflektuar kthimin drejt normalitetit të aktivitetit shoqëror dhe ekonomik në vend. Veç sigurimeve të detyrueshme motorike, rritje të lartë, me 20% kanë shënuar edhe dëmet nga sigurimi vullnetar KASKO. Edhe në këtë rast faktori më i rëndëishëm është rritja e numrit të aksidenteve./Monitor

Etiketa: aksidentdemepandemi

Të lidhura

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin
Aktualitet

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV se një kompani ndërtimi në...

21:36 26/06/2025
Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Aktualitet

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është aktivizuar pasditen e sotme në zonat periferike të Sarandës, duke përfshirë fshatin...

18:58 26/06/2025
Para
Lejuan kanabisin “sheshit”, ja si e pësuan disa zyrtarë të policisë në Fier

Lejuan kanabisin "sheshit", ja si e pësuan disa zyrtarë të policisë në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

21:36 26/06/2025
Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

21:07 26/06/2025
Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

18:58 26/06/2025
Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

18:42 26/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.